Musliu, Kurtit: Para se ta nënshkruash Zajednicën, mos e harro Xheladinin, Balajn e Deharin

Aktuale

Musliu, Kurtit: Para se ta nënshkruash Zajednicën, mos e harro Xheladinin, Balajn e Deharin

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 13:03
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë që para nënshkrimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, t’i kujtojë ish-aktivistët e kësaj partie Astrit Deharin, Mon Balajn e Arben Xheladinin.

Këta të fundit, të vrarë gjatë protestës kundër “Zajednicës”.

“Albin çka duash bën me ‘Zajednicën’. Je shumë i mençur, i dijshëm. Para se me nënshkruar ‘Zajdnicën’ mos e harro kujtoji Arben Gjeladinajn, Mon Balajn dhe Astrit Deharin. Te lutem shumë mos i harro se që dy vite nuk i ke përmend”, tha ajo.

Ky i fundit kërkoi mbështetjen e Kuvendit për këto gjashtë pika, për të cilat tha se janë vendosur për ata që po kërkojnë Asociacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat