Hoti: Deklarata për të zhdukurit me dhunë nuk mund të ndryshohet

Aktuale

Hoti: Deklarata për të zhdukurit me dhunë nuk mund të ndryshohet

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:17
Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti ka thënë se shpreson që më 2 maj do të miratohet deklarata për personat e zhdukur me dhunë.

Hoti ka theksuar se Kosova ka qenë moti e gatshme ta nënshkruajë një deklaratë të tillë, mirëpo Serbia është tërhequr në minutën e fundit në gushtin e vitit të kaluar.

Sipas tij nuk ka mundësi ndryshimi më rreth kësaj deklarate dhe ai shpreson se pas nënshkrimit të ketë rezultat.

Më erdhi mirë që është pranuar termi personat e zhdukur me dhunë me forcë, sepse ju e dini që jam gozhduar kohëve të fundit për deklaratën që kam dhënë unë dhe çuditërisht që nuk e kam kuptuar asnjëherë arsyen. Disa media të caktuara, mendoj ndonjëherë që më shumë i kanë besuar Serbisë se çka ka deklaruar se sa neve për atë deklaratë. Shyqyr që erdh koha që më 2 maj deklarata tashmë vetëm duhet të miratohet, mes kryeministrit Kurti dhe zotit Vuçiq nga Serbia dhe pastaj shpresoj të bëhet publike edhe deklarata edhe hapat e tjerë të radhës që do t’i marrim”, tha Hoti.

“Ne e kemi kryer punën tonë që 2 vite veç jemi në harmonizim të kësaj deklarate në Bruksel më zëvendëskryeministrin Bislimi. Nuk ka hap tjetër që duhet të ndërmirret për deklaratë, nuk ka mundësi ndryshimi më në këtë deklaratë. Kur them shpresoj që do të miratohet, them për shkak se nuk është hera e parë që pala serbe është tërhequr prej miratimit të kësaj deklarate edhe në gusht të vitit të kaluar pala jonë ka qenë e gatshme të nënshkruajë. Kryministri Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruajë, në moment të fundit Vuçiq është tërhequr për arsyet që unë nuk i di, kështu që unë po lutem dhe shpresoj që deklarata të nënshkruhet, të aprovohet në fakt me 2 maj dhe pastaj do të lutem më shumë që rezultatet të vijnë si pasojë e implementimit të kësaj deklarate”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat