“Mos i besoni askujt në rrjete sociale”, rastet e shantazhit nuk përfundojnë me një vepër penale

Aktuale

“Mos i besoni askujt në rrjete sociale”, rastet e shantazhit nuk përfundojnë me një vepër penale

Më: 29 prill 2023 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Shantazhi si vepër penale bën pjesë në veprat kundër pasurisë por në raste kur bëhet për qëllime të kryerjes së marrëdhënieve seksuale, atëherë kalon në veprat penale kundër integritetit seksual.     

“Në rastin kur ajo kryhet nën kërcënimin e plasimit ose nën kërcënimin e publikimit të një video ose fotoje ose çfarëdo qofshin, edhe përmes saj pastaj kërkon prej viktimës duke e kanosur se do t’ia publikojë një video apo foto të tillë që të kryejë aktin seksual, atëherë hynë në domenin tjetër të veprave penale”, thotë prokurori Shpetim Peci, njëherësh koordinator për trajtimin e rasteve të veprave kundër integritetit seksual.

Edhe gjykatësi në Departamenti për të Mitur, Adnan Isufi thotë se zakonisht këto raste ka një vepër kalojnë në një vepër tjetër penale.

“Zakonisht këto nuk përfundojnë me një vepër penale, këto zakonisht ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe kalojnë nga një vepër mund të krijohen disa vepra penale varësisht prej kohëzgjatjes sa zgjat komunikimi edhe kjo fazë e abuzimit mund të themi”, ka thënë Isufi

Rastet e tilla, zakonisht sipas institucioneve ndodhin kur të miturit apo edhe personat madhor, fillojnë lidhje dhe pas ndarjes së tyre, njëra palë fillon të shantazhojë me materiale, të cilat ata i kanë bërë gjatë kohës sa kanë qenë bashkë.

“Tash këtu varet rast pas rasti mirëpo në pjesën dërrmuese fillojnë komunikimet të zakonshmet për të cilët për fëmijët duken se janë normale dhe pas zhvillimit, pas një kohe, pastaj situata ndryshon kur fillojnë kërkesa të caktime dhe pastaj viktimat gjenden në një situatë të pakthyeshme dhe gjenden në vështirësi të mëdha dhe në këto raste pastaj ata vetëm nuk kanë rrugëdalje tjera përveçse të paraqiten në organet kompetente në mënyrë që t’i adresojnë shqetësimet e tyre”, ka thënë tutje gjykatësi Isufi.

Edhe prokurori Peci thotë se këto raste janë me të shpeshta pasi viktimat fillojnë njohjen në rrjete sociale.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Tanzer Abazi thotë se nuk duhet t’i besojmë askujt  në internet  dhe asnjëherë mos të dërgojmë foto intime dhe madje ato mos t’i mbajmë as në telefon.

“E rekomandoj të rinjtë por edhe të të rriturit është që mos me shpërnda foto nudo në asnjë formë me asnjë person, as me prindërit as me motra, as me asnjë person në internet. Ajo që folëm më parë nuk janë vetvetja, nuk janë dy palë në komunikim po gjithmonë ekziston risku që qata mundet me pa edhe një publik shumë ma i gjanë. Andaj, fotot nudo X. Në çfarëdo formati nuk i kisha rekomandu më i mbajte as në telefon”, ka thënë ai./Betimi për Drejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat