Zemaj ironizon me deputetët e VV-së: Nëse u shpenzohet bateria e laptopit, fjalimet u mbesin në gjysmë

Aktuale

Zemaj ironizon me deputetët e VV-së: Nëse u shpenzohet bateria e laptopit, fjalimet u mbesin në gjysmë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:59
Deputetë e LVV-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë se nëse deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, u shpenzohet bateria e laptopit gjatë seancave në Kuvend, u mbet fjalimi në gjysmë.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar deklaratat e disa ish-deputetëve të VV-së, të cilën patën thënë se grupi parlamentar është i kontrolluar nga një “grup i fuqishëm” brenda partisë, me ç’rast pretendoi se atyre u shkruan dikush tjetër fjalimet për në Kuvend.

“Ne kemi batuta me deputetët e Vetëvendosjes, çdo herë që e marrin fjalën në Kuvend, nëse kanë fat të keq me iu shpenzua bateria e laptopit, iu mbet fjalimi në gjysmë, sepse e kanë të shkruar nga dikush tjetër. Kjo është pak fatkeqësi. Ndonjëherë ngacmohemi me vete, e ndonjëherë edhe me metafora”, deklaroi Zemaj.

Kujtojmë se ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, gjatë një fjalim në hollin e Kuvendit të Kosovës, pati pretenduar se Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve të VV-së, kontrollon grupin parlamentar dhe vendimmarrjen aty.

Pas kësaj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e Haki Abazit, tani deputet i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat