Eskalimet në veri/ Largohet flamuri serb, vendoset ai i Republikës së Kosovës – reagojnë ndërkombëtarët!

Aktuale

Eskalimet në veri/ Largohet flamuri serb, vendoset ai i Republikës së Kosovës – reagojnë ndërkombëtarët!

Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:40 Përditësuar në ora: 15:12 më 26.05.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Flet kryetari Peci: Jam brenda në Komunë, ja kam filluar punës, i hoqëm flamujt e Serbisë

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur për median, duke treguar se ai tashmë gjendet në objektin e komunës. Tutje, ai ka thënë se situata është "e qetë".

"Jam brenda komunës në Zveçan, kam nisur punën si kryetar. Po, ka pasur disa incidente të vogla nga një grup i vogël i qytetarësh të pakanëqur". Kështu thotë në një përgjigje, Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, pyetur rreth ngjarjeve të sotme të tensionuara dhe pas përplasjeve, ku pat një shpërbërje të protestuesve me gaz lotsjellës dhe ku u dogj një veturë e Policisë së Kosovës.

“Për momentin është gjithçka mirë. Tentimi i parë pat disa telashe të vogla. Por gjithçka është e mirë".

Nacionale e pyeti se a i hoqët flamujt serb, për çka Kryetari Peci u përgjigj pozitivisht.

“Nga objekti i komunës gjithçka është raportu për momentin”.

“Po në objekt janë policia e Kosovës, por jo në zyre”.

Krismat në Zveçan dhe sirenat e alarmit, vjen reagimi nga Policia e Kosovës - formohet kolonë me autoblinda të Njësive Speciale

Një kolonë me autoblinda të njësive speciale të Policisë së Kosovës ka hyrë në Zveçan.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot para mesditës ndërtesat e komunës Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, pas së cilës kanë rënë sirenat e alarmit, raporton Kosovo-online, transmeton "Bota sot".

Në një moment policia i ka shpërndarë serbët e mbledhur me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.

Pas incidenteve në Zveçan, KBC Kosovska Mitrovica ka pranuar disa qytetarë të cilët 

Raportohet se serbët kanë djegur një veturë të policisë në Zveçan

Sot gjatë ditës janë mbledhur protestues pranë objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat e komunave.

Pranë ndërtesës së Komunës së Zveçanit është parë tym i gazit lotsjellës,.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk raportohet për persona të lënduar.

Mediat serbe kanë raportuar për të shtëna me armë në Zveçan.

Siç raporton RTS, ka pasur përplasje mes Policisë dhe atyre që kanë bllokuar hyrjen e komunës.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, një veturë e policisë është përfshirë nga flakët teksa janë hedhur edhe shok-bomba.

Gaz lotsjellës para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët

Para objektit të Komunës së Zveçanit janë dëgjuar krisma para pak minutash.

Pas krismave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty, derisa në pamjet e publikuara dëgjohen edhe bërtima.

Nga Policia e Kosovës ende s’ka ndonjë konfirmim për këtë rast. Pak më herët, Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.

​Ndërpritet alarmi në veri

Alarmi i lëshuar në orën 12:00, nga strukturat ilegale në katër komunat e veriut të Kosovës, tanimë është në ndërprerë.

Situata është e qetë në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe nuk vërehen lëvizje të serbëve.

Janë disa versione që flitet për aktivizimin e alarmit dhe mbledhjen e një numri të vogël të serbëve afër objekteve komunale në Zubim Potok dhe Zveçan.

Megjithatë, deri në këto momente, përkundër tentimit të kp, zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshanin nuk është përgjigjur.

Serbët mblidhen para komunave, deklarohet Policia

Dhjetëra serbë janë mbledhur para objektit të Komunës së Zubin Potokut, një ditë pasi kryetari i ri i kësaj komune, Izmir Zeqiri, e ka bërë betimin.

Grumbullime të tilla raportohet se ka edhe para objekteve komunale në Zveçan dhe Leposaviq. Paraprakisht në mesditë janë dëgjuar alarmet në katër komunat veriore që janë të banuara me shumicë serbe.

Para objektit të komunës së Zveçanit shihen edhe makina të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bllokohen hyrjet në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok – lëshohen edhe alarmet

Qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar qasjen për në objektet komunale të tri komunave që kryetarët e rinj dje dhanë betimin.

Sipas gazetares së Kk, Arbresha Fazliu, qytetarët i kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Ndërsa në këtë pjesë të vendit janë dëgjuar edhe sirenat e alarmeve të qytetit, por që nuk dihet arsyeja.

Megjithatë, sipas mediave lokale serbe, menjëherë pas alarmit i cili ka nisur pak pas orës 12:00, qytetarët kanë nisur të mblidhen para objekteve komunale.

Sipas “Kossev”, qytetarë janë parë edhe para ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut.

Serbët bllokojnë objektin e komunës, kryetarit të Zubin Potokut s’i lejohet hyrja

Në Zubin Potok dhe Leposaviq, një grup serbësh janë mbledhur para ndërtesës së komunave.

Siç raporton Kossev, rreth orës 12:30 në Zubin Potok qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune, pasi u lëshua alarmi që shumicën e kohës nënkupton mobilizim të komunitetit serb.

Ndërkohë, Dukagjini raporton se, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetëra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj.

​Lëshohet alarmi në komunat e veriut

Strukturat ilegale kanë aktivizuar alarmin rreth orës 12:00 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në të njëjtën kohë mësohet se alarmi është aktivizuar edhe në tri komuna të tjera veriore.

Qytetarë me numër të vogël janë tubuar rreth objekteve komunale në Zubin Potok dhe Zveçan.

Ndërsa nuk dihet arsyeja e tubimet e tyre.

Kp ka provuar ta kontaktojë zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshanin por ai ka qenë i paqasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat