Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, duke kujtuar ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
Përmes një postimi, Hoxhaj ka theksuar se kjo datë bashkon simbolikën e flamurit me përpjekjet e popullit shqiptar për liri, duke përmendur Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, qëndresën e Prekazit, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 29 vjet më parë.
Ai ka thënë se 28 Nëntori për shqiptarët përfaqëson një betim për ruajtjen e asaj që brezat e fituan me sakrificë.
Hoxhaj ka përmendur edhe katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
“Krenarisë i bashkohet edhe malli për ata që na mungojnë. Hashimi, Kadriu, Rexhepi e Jakupi e presin edhe këtë festë në Hagë, larg familjeve dhe Kosovës, për lirinë e së cilës dhanë gjithçka”, ka shkruar ai.