Ligjet e kopjuara, e çojnë vendin në kaos

Aktuale

Ligjet e kopjuara, e çojnë vendin në kaos

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 7 gusht 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

“Aplikimi i ligjeve copy-paste, nënkupton një kaos për vendin tonë, ngase një ligj i cili i përshtatet kulturës zvicerane dhe nivelit të atillë, është vështirë që ti përshtatet edhe kulturës në Kosovë”, ka thënë avokati Lutfi Tahiri.

Kosova si shtet i ri me një Kushtetutë të re, shpeshherë udhëheqësit e vendit mburren me legjislacionin dhe vetë Kushtetutën. Mirëpo, pas disa vitesh të funksionimit të shtetit në raste të caktuara shihen edhe mangësi në legjislacionin dhe në vetë kushtetutën. Legjislacioni i shtetit të Kosovës është mëse e vërtetë se është i avancuar, por se ky legjislacion me të vërtetë ka nevojë për një ndërhyrje, ndërhyrje në kuptimin e përmirësimit të këtij legjislacioni. Ligjet e Kosovës në shumë raste janë ligje të ndonjë legjislacioni të caktuar të shteteve të ndryshme të Evropës. Ato janë marrë dhe janë përkthyer (në shumë raste me shumë defekte në përkthim) dhe si të tilla ato janë provuar dhe kanë hyrë në fuqi. Por se me kohën janë dal në shesh edhe mangësitë e tyre si rezultat i mos nxjerrjes së këtyre ligjeve nga fryma e vendit, dhe si të tilla ato bien ndesh me rrethanat politike dhe jetësore në vend.  Megjithatë, Kosova përveçse ka nevojë që të bëjë ndërhyrje të tilla në legjislacionin e vet, ka nevojë të bëjë ndërhyrje edhe  të natyrës së përshtatjes së legjislacionit me Unionin Evropian. Integrimi i saj në Unionin Evropian nënkupton edhe plotësimin e kriterit që ka të bëjë me legjislacionin, i cili duhet të jetë në harmoni të plotë me atë të Unionit Evropian.

Ndërhyrjet duhet të jenë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që fillimisht të bëhen ndryshimet ku kanë të bëjnë me dykuptimësinë e çështjeve të caktuara ligjore, me definimin e kompetencave dhe detyrave të institucioneve të caktuara shtetërore dhe si të tilla të kenë mundësi të jenë të pavarura institucionet nga ndërhyrja e politikës apo industrisë së mafisë. Gjithashtu, ndryshimet në legjislacion duhen bërë, përfshirë edhe Kushtetutën e Republikës, për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Ndryshimet kushtetuese për këtë çështje, nënkupton edhe ndryshime në një varg ligjesh të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat