Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës komandantin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.
Në një njoftim thuhet se kryeministri Mustafa e falënderoi përzemërsisht Gjeneral Major Migliettën për punën dhe kontributin e madh për Kosovën.
Mustafa theksoi sërish respektin dhe vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin duke theksuar përkrahjen e mëtejme për avancimin e proceseve në Kosovë.