Ndalen grupet Kosovë-Shqipëri, konfiskohen mbi 83 kilogramë marihuanë

Aktuale

Ndalen grupet Kosovë-Shqipëri, konfiskohen mbi 83 kilogramë marihuanë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 13:46
Konferencë për media

(E plotësuar) - Grupacione të vogla të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës janë ndaluar nga Policia e Kosovës, derisa po baritnin veturat e tyre 83 kilogramë e 550 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Ata kishin për qëllim shkëmbimin e kësaj sasie, derisa janë ndaluar në fshatin Rastavicë të Deçanit.

Veç tre personave të arrestuar, Policia e Kosovës në një konferencë për media ka bërë të ditur se edhe një person tjetër është në arrati.

Drejtori i hetimit të trafikimit të narkotikëve, Bahri Shala, ka treguar se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tri vetura, dy me targa të Kosovës dhe një me targa të Shqipërisë, si dhe janë gjetur 5 telefona.

Shala: Tre persona të arrestuar për shpërndarje të substancave narkotike

“Nga zbatimi i masave të fshehta është realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e 3 personave të dyshuar për vepër mbledhje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar të narkotikëve të substancave psikotirike ose anlaoge. Operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve të llojit marihuanë, e cila pas matjeve nga zyrtarët policor ka arritur të rezultojë mbi 83 kilogramë. Në këtë rast personat e arrestuar janë. U.K. i lindur me 1971, i gjinisë mashkullore shqiptar kosovar, I.K. 1997, M.SH. i lindur po ashtu E.A me 1997”, ka treguar Shala.

Shala ka treguar se kjo sasi është sjellë nga Shqipëria përmes vijës së gjelbër nga Shqipëria në Kosovë.

Ai ka theksuar se hetimet janë duke vazhduar dhe se një person gjendet në arrati.

Shala: Konfiskohen 83 kilogramë e 550 marihuanë

“Pas lokacionit të cekur në një hapësirë fushore është arritur që personat e dyshuar të nxihen në flagrancë të cilët baritnin veturat e tyre sasi të substancave narkotike dhe kishin për qëllim shkëmbimin e kësaj sasie në mes të shtetaseve shqiptarë dhe kosovarë...... Vlen të theksohet se këta tre persona janë të arrestuar por ne jemi duke zhvilluar hetime edhe ndaj personave tjerë me ç’rast njëri prej tyre është në arrati”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tregoi se tre personat në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar kanë shkëmbyer substanca narkotike mes personave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kelani: Narkotikët janë shpërndarë  mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës

 “Tre persona të cilët në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar kanë shkëmbyer substancë narkotike mes personave nga Shqipëria por edhe nga Kosova, ku shihet se janë konfiskuar tri automjete ku le të kuptoj automjete me targat e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kelani.

Ndryshe, tre personat nuk janë pjesë e ndonjë strukture të lartë kriminale por janë grupacione të vogla të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës

Policia konfiskon 83 kilogramë drogë, tre në pranga

Drejtoria e hetimit të trafikimit për narkotik gjatë një operacioni policor gjatë ditës së djeshme në fshatin Restalic të Deçanit, ka arrestuar tre persona të dyshuar për shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, ku pas kontrollit në këtë fshat ka gjetur 83 kilogramë e 550 gramë narkotikë të llojit marihuanë. Personi i katërt, sipas Policisë është në arrati.

Gjithashtu në një konferencë të jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës,

Drejtori i hetimit të trafikimit të narkotikëve, Bahri Shala në një konferencë të jashtëzakonshme, ka treguar se gjatë operacionit personat e dyshuar janë kapur në flagrancë. Sipas tij, janë sekuestruar edhe tri vetura, dy me targa të Kosovës dhe një me targa të Shqipërisë, si dhe janë gjetur edhe pesë telefona celularë.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se personat e arrestuar në bashkëpunim me grupet e organizuara kanë shkëmbyer substanca narkotike mes personave të Shqipërisë dhe të Kosovës

Image

 

Konferenca e jashtëzakonshme e Policisë 

Policia e Kosovës po mban një konferencë të jashtëzakonshme, ku do të jap detaje lidhur me operacionin e zhvilluar që ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar të përfshirë në vepër penale të trafikimit me substanca narkotike.

Policia ka konfiskuar një sasi të konsideruar të lëndëve narkotike, si dhe si dhe disa automjete e gjësende të ndryshme. Policia do të jap detaje në një konferencë për media.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat