Dialogu Kosovë-Serbi më 16 dhe 17 nëntor, flitet për targat

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi më 16 dhe 17 nëntor, flitet për targat

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 15:25
Ilustrim

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojë më 16 dhe 17 nëntor në Bruksel në nivel ekspertësh, është konfirmuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas mediave serbe, temat do të jenë marrëveshja për lëvizjen e lirë që lidhet me targat e veturave, si dhe përgatitja e marrëveshje për menaxhimin e integruar të kalimeve kufitare.

Në periudhën e kaluar janë mbajtur disa raunde të dialogut teknik për tema të ndryshme, por palët nuk kishin arritur marrëveshje. Takimi i fundit u mbajt më 19 dhe 20 tetor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat