Serbia mund të inskenojë konflikt të armatosur në veri të Kosovës?!

Aktuale

Serbia mund të inskenojë konflikt të armatosur në veri të Kosovës?!

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 nëntor 2016 Në ora: 14:52
Veriu në Mitrovicë

Serbia dhe Rusia mund të inskenojnë një luftë në veriun e Kosovës. Ky është vlerësimi i ekspertëve të sigurisë nga Kosova, pas një raporti të publikuar dje ku thuhej se rusët  kanë dhënë dokumentacionet e duhura dhe bindëse  nga  “komunikimet e përgjuara”, e cila vërteton se qindra shqiptarë nga Kosova e Presheva po rekrutohen nga instruktorët ushtarake dhe policore kroate në bazë të NATO-s në Grafenëöhr te Gjermanisë për të sulmuar pjesën e Veriore te Kosovës, siç thuhet, për t’ia rikthyer Veriun Republikës së  Kosovës.

Ky lajm i publikuar nga mediat citon të dhënat e një raporti konfidencial të KGB-së dërguar autoriteteve serbe në Beograd.

Naim Miftari ish anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ky raport i KGB-FSB është  i kundërt me atë  çka mund të ndodhë në të ardhmen në veri, ku i vetmi rrezik për luftë  është nëse  Serbia e mbështetur ushtarakisht edhe  nga  Rusia dhe tani me ndryshimet politike në Uashington mund të tentoj ta ndaj atë territor.

“Po sipas mendimit tim ky lajm i KGB-FSB është  i kundërt me atë  çka  do  mund  të  ndodhë në të ardhmen në veri, ku i vetmi rrezik për  luftë  është nëse  Serbia e mbështetur ushtarakisht edhe  nga  Rusia dhe tani me  ndryshimet politike në Uashington mund të  tentoj ta ndaj atë territor, pra  Kosovën veriore edhe zyrtarisht pasi e administron që 17 vite. Kështu ashtu  Beogradi serbët munden  ta  inskenojnë ndonjë mini-konflikt  ushtarak ku si fajtor kujdestar si gjithnjë do mbesin UÇK dhe shqiptarët të cilit kinse  sulmojnë civil gra, fëmijë serb”, ka thënë Miftari.

Sipas tij, Serbia është e gatshme të bëj këso lloj aksionesh siç ka bërë gjatë tërë historisë dhe gjithnjë ka qenë më e suksesshme sesa  politika  shqiptare.

“Ky aksion blic kinse është vetëm luftë speciale qe një ditë luftën do ta nisë vet Serbia nëse merr garancione të forta ndërkombëtare se nuk do ta pengojnë shtetet e NATO-s”, është shprehur ai.

Më tej, Miftari ka shtuar se me udhëheqjen aktuale të Kosovës nuk mund të ketë aksione të tilla.

“Dhe  kur  dihet mirë se sot  është  kryetar  i Kosovës  Hashim  Thaçi, kryeministër  Isa  Mustafa dhe  Kadri Veseli kryetar parlamenti, aksion të njëmendtë  për  çlirimin e veriut nga bandat serbe  dhe  nga  ndikimi i Beogradit nuk do të ndodhin kurrë. Me këta politikanë të nënshtruar sic janë sot, nuk do të  ketë  luftë edhe  nëse tanket serbe do stacionoheshin te ura e Ibrit  në  Mitrovicë. Pasi as policia e as FSK por as populli e as UÇK nuk janë të gatshëm dhe as të  përgatitur për luftë. Pasi atyre u mungon besimi në politikanët tanë”, ka nënvizuar ai. Po ashtu, sipas Naim Miftarit, mungon organizimi, mungojnë armët, mungon çdo gjë  që lidhet me luftën.

“Këtu duhet ta kujtojmë BLICIN e Hashim Thaçit para disa kohësh, kur dërguan policinë tonë të pa armatosur e të papërgatitur as me mjete lufte, me  nga  nje senviq një litër ujë, revole  zyrtare dhe  vetëm disa A47 me nga  60  plumba !!} dhe  as me  informacione as me logjistik  dhe aty në atë aksion të dështuar u vra  heroi i Kosovës  pjesëtari i RSU Enver Zymberi”, ka theksuar ai.

Ndërsa eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, e ka quajtur të palogjikshme, mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të armatosur.

“Tani kur luftërat kanë marr fund në një periudhe jo të largët, disi mbas 17 vjetëve të përsëritet prapë  nuk është bash e logjikshme. Këtë politikë e aktualizojnë  Ruset për qëllimet e tyre që populli serb të jenë më afër dhe të bëjnë presion në politikat serbe që kurrsesi mos ti bashkëngjiten BE por të jenë lojal Rusise. Nëse po u përgatitka një plan i ngjashëm sikur "Stuhia" në Kroaci, a nuk kishte me qene më e logjikshme që kjo t` ishte bërë më herët. Prandaj bazuar në politikat globale tani një luftë në Ballkan nuk ka logjikë të ndodhë”, ka deklaruar Tërnava.

Sipas tij, politikat e BE-së janë të qarta dhe se prandaj po zhvillohen bisedime të pandërprera mes Serbisë dhe Kosovës që me anë të dialogut t`i zgjidhin të gjitha problemet e mbetura duke pasur si kusht nga BE-ja zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe anëtarësimin në BE.

Tërnava, ka treguar për problemet që do të mund të shkaktoheshin ndërmjet vendeve të Ballkanit në rast të ndonjë konflikti të armatosur.

“Tani të flitet për luftëra të reja disi nuk është reale sepse prapë do të trazohej Ballkani sepse përpos Kosovës edhe të tjerët kanë probleme mes shteteve të veta apo edhe me fqinjët sikur Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, Greqia dhe lufta do të zgjerohej në përmasa të papritura që nuk i konvenon askujt”, është sghprehur Tërnava.

Prandaj, sipas tij shkrimet Ruse duhet të kuptohen si shqetësim i tyre, për arritjen e qëllimeve të tyre si tendencë për propagandë e cila i takon luftës speciale. “Ne në Kosove e dimë më mirë gjendjen reale të kësaj situate. Bëhet pyetje se a kemi ushtri? Nëse "kemi" me çfarë armatimi është e përgatitur? Prandaj miqtë tonë që thuhet se duan të na ndihmojnë, kishin me ndërmarr më herët diçka që ta përgatisin mirë ushtrinë e Kosovës,  dhe ta armatosin me armatim më modern, e tani kishte pas një logjikë që kishte mundur të ndodhë ajo për çfarë po shkruajnë Rusët”, ka përfunduar Tërnava.

Ndryshe, në lajmin e publikuar nga mediat, thuhet se sipas këtyre burimeve të inteligjencës ruse behet fjale për një aksion të madh dhe të shpejtë Blic-krig (Blic-lufte) të forcave shqiptare, që tubon kryesisht ish-komandant edhe ushtarë të UÇK-së për “pushtimin e veriut të Kosovës dhe ndarjes përfundimtare të këtij territori qe aktualisht gjendet nën dominimin e shtetit  Serb!” Pjesa me e madhe  e forcave në këtë aksion ne veri të Kosovës do të jenë ushtarë kryesisht nga diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat