Në fshatin Gllobar , në komunën e Drenasit, ku edhe po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të komunës, është vonuar materiali sensitiv në qendrën e votimit 03 27 E.
Kjo qendër e votimin, shkolla “Naim Frasheri”, ka qenë e gatshme për funksionim, mirëpo materiali sensitiv ka arritur rreth gjysmë ore me vonesë.
Drejtori i shkollës ka thënë që nuk mban përgjegjësi, përderisa bëri të ditur që ishin të detyruar të presin derisa t’u sillen fletët e votimit.
Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur.