Unioni i Studentëve kërcënon Qeverinë për murin në Veri

Aktuale

Unioni i Studentëve kërcënon Qeverinë për murin në Veri

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 10:16
Muri që po ndërtohet në Mitrovicë

Union i Studentëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e tij përmes një komunikate për media për çështjen e ndërtimit në murit ilegal afër Urës së Ibrit në Mitrovicë.

USK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerr hapa në rrënimin e këtij muri ndarës.

"Nëse muri nuk rrënohet ne do të organizojmë protesta masive dhe nuk japim përgjegjësi për rrjedhën e tyre. Çdo ndërtim që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës është i papranueshëm për ne”, thuhet në reagimin e USK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat