Prokurori i Shtetit: Nuk ka pasur shkelje ligjore që lidhen me vepra penale gjatë balotazhit në Drenas

Aktuale

Prokurori i Shtetit: Nuk ka pasur shkelje ligjore që lidhen me vepra penale gjatë balotazhit në Drenas

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 21:43
Qendër votimi në Drenas

Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me vepra penale kundër të drejtës së votimit, gjatë procesit zgjedhor sot në komunën e Drenasit.

Prokurorët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës kanë pranuar informata të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe menjëherë pas marrjes së informatave prokurorët janë angazhuar dhe kanë verifikuar të gjitha të këto informata.

“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga tereni, nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit thotë se do t’i përcjellë me vëmendje të gjitha shkeljet e mundshme në kuadër të fazës së tretë të procesit zgjedhor, si dhe do të veproj sipas kompetencave nëse  eventualisht evidentohen dyshime se persona të caktuar kanë kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat