Daçiq- Shkupit: Fyheni nga IRJM? Neve na fyen Republika e Kosovës

Aktuale

Daçiq- Shkupit: Fyheni nga IRJM? Neve na fyen Republika e Kosovës

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:21
Ivica Daçiq

Ministri i Punëvë të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq me rastin e kërkesës nga Shkupi që Beogradi më mos ta përdorë termin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka thënë se për Serbinë është fyese emri “Republika e Kosovës”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka kërkuar nga Serbia që mos ta përdorë më emrin e “turpshëm” IRJM por me emrin e saj zyrtar Republika e Maqedonisë.

 "Nëse veç protestojnë për këtë atëherë çka duhet të bëjmë ne për shkak se ata e kanë pranuar Kosovën shtet dhe kanë votuar për të në UNESCO”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

 Daçiq ka pyetur pse Maqedonia nuk e lë OKB-në, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe takimet e BE-së.

“Pse ulet me atë emër, ndërsa tani i bëhet problem për neve. Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim me pranimin e Maqedonisë, por për Serbinë është fyese dhe e turpshme kur ata thonë ‘Republika e kosovës’”, ka thënë Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat