Vuçiq konfirmon incidentin me Mustafën

Aktuale

Vuçiq konfirmon incidentin me Mustafën

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:14
Darka e Kryeministrave të Ballkanit Përendimor

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se gjatë takimeve në Sarajevë kishte një incident në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

“Nëse më pyesni a ka pasur ndonjë incident, është korrekte të pyetet diçka e tilla. Nuk kishte probleme, vetëm se për drekë e pyeta ‘a e ke paramenduar vet, apo të ka ndihmuar dikush rreth konfiskimit të pasurisë’. Kjo është ajo që e kam thënë sot”, ka thënë Vuçiq para reporterëve, shkruan Blic.rs.

Kur është pyetur se çka tjetër i ka thënë kryeministrit Mustafa, Vuçiq ka thënë: “Liroje njeriun që është në burg për posterët, sepse kjo është makinë që nuk sjell të tjera vendime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat