Anita Haradinaj: Lirimi i Ramushit, konfirmon luftën e pastër të UÇK-së

Aktuale

Anita Haradinaj: Lirimi i Ramushit, konfirmon luftën e pastër të UÇK-së

Më: 27 prill 2017 Në ora: 20:07
Ramush dhe Anita Haradinaj

Anita Haradinaj ka thënë se me lirimin e Haradinajt është konfirmuar e vërteta e pastërt e shqiptarëve dhe pastërtia e luftës së drejtë të popullit të Kosovës dhe gjithë UÇK-së.

”Kemi fituar edhe njëherë, Kosova ka fituar”.

”E ka konfirmuar të vërtetën e shqiptarëve, pastërtinë e luftës së UCK-së dhe luftës së drejtë që ka bërë populli i Kosovës.

”Nuk ka qenë e vështirë, sepse tek fëmijët e mi ka ekzistuar ftesa se Ramushi kthehet”.

”Jemi të vegjel karshi atyre që humbën jetën për çmimin e Lirisë”.

”Mision i vështirë për t’u përmbushur, jam munduar të mos i zhgënjej as fëmijët as popullin tim e as gjithë shqiptarët në botë”.

”Gjini e ka festuar ditëlindjne me shokët e vet, jo në mënyrën sic duhet festuar një ditëlindje”.

”Ai ka qenë i gëzuar shumë, Gjini e ka vlerësuar si dhuratën më të mirë që një fëmijë mund ta marr në ditëlindjen e tij”.

”Sot është dita jonë, dita e Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat