Deda: Po krijohet një bllok i gjerë që do i jap fund PDK-së

Aktuale

Deda: Po krijohet një bllok i gjerë që do i jap fund PDK-së

Më: 16 maj 2017 Në ora: 17:20
Nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshje për koalicion parazgjedhore me Alternativën.

Pas nënshkrimit të koalicionit, në pyetjen se si do të gjendet një zgjidhje për Demarkacionin, Ilir Deda tha se krejt çka është rëndësi është se po krijohet një bllok i gjerë që do t’i jap fund PDK-së dhe se ky koalicion do të jetë fitues në këto zgjedhje. “Është shumë me rëndësi qe po krijohet një bllok i gjerë qe do ti japë fund PDK-së dhe do të jetë fitues në zgjedhje dhe do të jetë një kulturë politike jo si ajo që ka instaluar PDK. Ky koalicion ka qenë i lehë për tu marrë vesh. Alternativa është subjekt i qendrës dhe nuk ka qenë e  vështir që të bëhemi bashkë. Për sfidat kemi rrugë për të dhënë përgjigje pas zgjedhjeve”, ka thënë Deda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat