Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim lamtumirës me shqiptarë nga Krahina e Preshevës

Aktuale

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim lamtumirës me shqiptarë nga Krahina e Preshevës

Më: 21 maj 2017 Në ora: 08:52
Nishani me shqiptarët nga Kosova Lindore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti një delegacion prej 7 vetash te shoqëruar edhe nga një grup mërgimtarësh nga diaspora. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër mbi gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, njofton nga Tirana korrespondenti i agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë”.

Pjesë e delegacionit të kryesuar ishin Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, Fatmir Hasani, deputet, Sami Salihu, kryetar i kuvendit Presheves, Naser Aziri nga UDSH, Nagip Aliu, Belgzim Kamberi etj.. Takimi i filluar ne orët e vona të pasdites nga ora 18-të dhe  zgjati rreth një ore me përfaqësuesit e Lugines së Preshevës. Ne ketë takim ku ishin edhe disa mërgimtarë nga diaspora, ishte me shume një vizite përshëndetëse dhe lamtumirëse pas pese vitesh te Bujar Nishanit ne krye te shteti shqiptar.

Kryetari Shaip Kamberi sikur edhe deputeti Fatmir Hasani fillimisht njoftuan presidentin shqiptar Nishani për situatën aktuale sidomos mbi problemet e shkeljeve te te Drejtave te Njeriut ne Bujanoc dhe Luginen e Preshevës, ne veçanti mungesën e teksteve, mos njohjen e diplomave por edhe eksodin si dhe praninë e forcave te mëdha ushtarake ne këto vendbanime shqiptare, qe ka shkaktuar panik dhe pasiguri tek banoret ne brezin kufitar Serbi-Kosovë.

Ashtu siç ju kishte premtuar përkrahje Nishani shqiptareve te Luginës gjatë vizitës se tij në mars të këtij viti në Bujanoc e Preshevë, presidenti ne Largim ka ri konfirmuar ketë mbështetje nga Tirana zyrtare, sipas te cilit “kjo përkrahje e qeverise, shtetit shqiptare tash e tutje edhe pa mua, me Ilir Meten duhet të vazhdoje dhe se është një obligim kushtetues qe Shqiperia te përkujdeset për shqiptaret jashtë kufijve te saj, ne ketë rast për shqiptaret etnik ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë gjendje e te cilëve është jo e mire..”

Ne fund, kryetari Kamberi dhe deputeti Hasani ne ketë takim lamtumirës me presidentin shqiptar, kane falënderuar Bujar Nishani për kontributin dhe angazhimin e tij permanent për përmirësimin e gjendje së shqiptarëve etnik ne Krahinen e Preshevës këto pese vitet e fundit sa ishte ne krye te shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat