Kurti: Qeverisja jonë me tri reforma do të arrin te shteti zhvillimor

Aktuale

Kurti: Qeverisja jonë me tri reforma do të arrin te shteti zhvillimor

Më: 21 maj 2017 Në ora: 09:47
Albin Kurti me anëtarët e Vetëvendosjes

(E plotësuar) - Vetëvendosja pretendon që me qeverisjen e tyre vetëm me tri reforma të arrijnë deri tek shteti zhvillimor. Sipas tyre, reforma e parë është shpërbërja e Agjencisë së Privatizimit dhe themelimi i Fondit Sovran, e dyta themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës dhe e treta, themelimi i Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Vetëvendosje prezantoi sot një nga një emrat e kadndiatëve për deputetë nga ky subjekt, si dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin. Ky i fundit tha pushteti i deritanishëm i ka ndarë e i ka përqarë njerëzit dhe që detyrë e tyre është që t’ia shërojnë plagët qytetarëve. E për këtë ai tha se kanë gatishmëri, vullnet, program, guxim e dije.

Ai shtoi se janë në anën e të vërtetës, të drejtës, të mirës e të dobishmes, prandaj tha se duhet të fitojnë që të fitojë populli i Kosovës.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, Albin Kurti,  tha se me qeverisjen e tyre vetëm me tri reforma do të arrijnë deri tek shteti zhvillimor.

Kurti: Themelimi i fondit sovran i republikës së Kosovës

 “E para, shpërbërja e agjencisë së privatizimit dhe themelimi i fondit sovran i republikës së Kosovës. Ky fond do të ketë mandat në investimin, përmirësimin, ristrukturimin dhe rritjes së profitabilitetit të asetëve me rëndësi strategjike industriale të Kosovës. Fondi sovran do të bëhet aksioneri kryesorë i të gjitha ndërmarrjeve të mëdha publike në Kosovë, KEK, PTK, Trepçë, me mundësi zgjerimi në industri të tjera. Fondi sovran i Republikës së Kosovës themelohet nga kuvendi dhe i përgjigjet atij, me bord të emërtuar nga ai, kryeministria, presidenca dhe me nga një përfaqësues së shoqatave të biznesit dhe BSPKS-së. Bordi drejtues zgjedh drejtorin ekzekutiv të fondit sovran i cili është figurë apartiake, me përvojë globale ekzekutive në biznes”, tha ai.

Sipas tij, reforma e dytë është themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës.

Kurti: Themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës

“Reforma e dytë, themelimi i agjencionit zhvillimor të Republikës së Kosovës. Agjencioni zhvillimor ka mandat implementimin dhe monitorimin e programit zhvillimor të republikës së Kosovës miratuar në Kuvend. Agjencioni zhvillimor drejtpërsëdrejti mbështetë sektorin privat dhe shtetëror të Kosovës në arritjen e synimeve strategjike zhvillimore përmes rritjes së kapaciteteve të biznesit vendor, promovimin e investimeve të jashtme dhe të eksportit. Agjencioni zhvillimor koordinon politikat zhvillimore nëpërmjet ministrive dhe udhëheqë me agjencionet e pavarura zhvillimore që kalojnë nga kompetencat e ministrive tek agjencioni zhvillimor. Agjencioni zhvillimor i përgjigjet drejtpërsëdrejti Kryeministrit, bordit drejtues të agjencionit zhvillimor përbërë nga ministritë përkatëse, zhvillimit ekonomik, financave, tregtisë e industrisë, infrastrukturës, bujqësisë, arsimit e të tjera”, tha Kurti.

Kurse, reforma e tretë, themelimi i Bankës Zhvillimore të Kosovës.

Kurti: Themelimi i bankës zhvillimore të Republikës së Kosovës

“Reforma e tretë, themelimi i bankës zhvillimore të Republikës së Kosovës. Banka zhvillimore ka mandat në mbështetjen financiare të sektorëve strategjik industrial të Kosovës, të sektorit privat dhe shtetëror, identifikuar në programin zhvillimor”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, prezantoi listën me të gjithë kandidatët nga kjo parti për deputet të Kuvendit të Kosovës, ku këtë listë ai e quajti të fitores.

Ymeri: Është listë e mendjes dhe është listë e zemrës

“Kjo listë i ka të gjitha, është listë vullneti, është listë guximi e qëndrese, është listë e dijës, e profesionalizmit, përgatitjes, është listë që e ka ndershmërinë, përkushtimin, vendosmërinë, besnikërinë. Listë që e ka energjinë dhe e ka urtësinë, pra është listë e mendjes dhe është listë e zemrës”, tha ai.

Ndërsa, Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës dhe njëherësh kandidat për deputet nga kjo parti, tha se është krenar që i takon një grupi që refuzojnë të nënshtrohen.

Ahmeti: Sot jam krenar që i takoj një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen

“Sot jam krenar që i takoj një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Për këto vite, ndoshta edhe kemi gabuar ndokund, ndoshta edhe e kemi humbur ndonjë mundësi por i kem i qëndruar besnik parimeve, e kemi ngritur zërin sa herë që është kërkuar prej neve dhe kemi ndalur procese shumë të dëmshme. Prandaj, po e them që me krenarinë më të madhe iu falënderoj të gjithëve që më lejoni të jem  pjesë e këtij grupi të shqiptarëve, këtij grupi të shtetaseve të Kosovës, që punojnë drejt, që punojnë sinqertë”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe rreth premtimeve te realizuara në Komunë e Prishtinës, siç janë 24 orë ujë, reformimi i Trafikut Urban, ndërtimi i Çerdheve të reja e Shtëpive të Shëndetit.

Ahmeti: tre vitesh e gjysmë qeverisje në Prishtinë nuk kemi asnjë aferë korruptive

“U zotuam se do ti ndalim ndërtimet pa leje, u zotuam se do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin dhe sot pas tre vitesh e gjysmë qeverisje në Prishtinë nuk kemi asnjë aferë korruptive, ndërtimet pa leje u ndalën, na kërcënuan por në fund ne ngadhënjyem”, tha ai.

Ahmeti tha se atë që e kanë bërë me Prishtinën do ta bëjnë 10 fishë me Kosovën.

Kurti: Pushteti ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur bindjen se më 12 qershor do ta festojnë fitoren e Vetëvendosjes, ka deklaruar se me qeverisjen e Vetëvendosjes, me tri reforma do të arrijmë deri tek shteti zhvillimor.

E para, sipas tij, do të jetë shpërbërja e Agjencisë së Privatizimit dhe themelimi i Fondit Sovran i Republikës së Kosovës, pastaj themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës dhe themelimi i Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës

“Pushteti në Kosovë i ka ndarë e i ka përqarë njerëzit, kurse i ka bashkuar njerëzit e korruptuar e kriminelët. Ne duhet të ia shërojmë plagët popullit që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës dhe për ketë gjë e kemi edhe gatishmërinë, edhe vullnetin, edhe programin, edhe guximin, edhe dijen. Në Kosovën e pasluftës populli ynë kurrë nuk e ka pasur më vështirë në aspektin socio-ekonomik dhe kurrë nuk e ka pasur më kollaj ndryshimin, ky ndryshim ka datë dhe emër. Data është 11 qershor, ndërsa emri është Vetëvendosje. Populli nuk të donë nëse nuk e donë, populli nuk të braktisë, pa e braktisë t’i njëherë, neve populli na ka ndihmuar shumë, jo vetëm duke marrë pjesë aktivisht në protesta, prej mikëpritjes nëpër shtëpitë e tyre për tubime të ndryshme që i zhvillonim e deri tek votat në zgjedhje e qebet në demonstrata që na hidhnin nga ballkonet e tyre. E tash populli po na donë si asnjëherë më parë, ne duhet ta gëzojmë popullin më shumë se kurdoherë, 11 qershori është dita me zemër, ditë e dashurisë, ditë e fitores së dashurisë, ditë e fitores së popullit tonë të dashur”, tha ai, duke shtuar se ata janë në anën e të vërtetës, të drejtës, të mirës, e të dobishmes, prandaj edhe do të fitojnë sepse kështu fiton populli ynë i cili ka vuajtur tepër gjatë e tepër shumë.

“18 muaj nuk janë pak, e 18 vite janë tepër shumë. Asnjë qytetarë nuk e ka merituar atë gjendje, secili qytetarë duhet ta ketë shansin ta ndryshoj këtë gjendje, kur nuk ka zgjedhje. Me qeverisjen tonë me tri reforma do të arrijmë deri tek shteti zhvillimor. E para, shpërbërja e agjencisë së privatizimit dhe themelimi i fondit sovran i republikës së Kosovës. Ky fond do të ketë mandat në investimin, përmirësimin, ristrukturimin dhe rritjes së profitabilitetit të aseteve me rëndësi strategjike industriale të Kosovës. Fondi sovran do të bëhet aksioneri kryesorë i të gjitha ndërmarrjeve të mëdha publike në Kosovë, KEK, PTK, Trepçe, me mundësi zgjerimi në industri të tjera. Fondi sovran i Republikës së Kosovës themelohet nga kuvendi dhe i përgjigjet atij, me bord të emërtuar nga ai, kryeministria, presidenca dhe me nga një përfaqësues së shoqatave të biznesit dhe BSPKS-së. Bordi drejtues zgjedh drejtorin ekzekutiv të fo ndit sovran i cili është figurë apartiake, me përvojë globale ekzekutive në biznes. Reforma e dytë, themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Republikës së Kosovës. Agjencioni zhvillimor ka mandat implementimin dhe monitorimin e programit zhvillimor të republikës së Kosovës miratuar në Kuvend. Agjencioni zhvillimor drejtpërsëdrejti mbështetë sektorin privat dhe shtetëror të Kosovës në arritjen e synimeve strategjike zhvillimore përmes rritjes së kapaciteteve të biznesit vendor, promovimin e investimeve të jashtme dhe të eksportit. Agjencioni zhvillimor koordinon politikat zhvillimore nëpërmjet ministrive dhe udhëheqë me agjencionet e pavarura zhvillimore që kalojnë nga kompetencat e ministrive tek agjencioni zhvillimor. Agjencioni zhvillimor i përgjigjet drejt për së drejti Kryeministrit, bordit drejtues të agjencionit zhvillimor përbërë nga ministritë përkatëse, zhvillimit ekonomik, financave, tregtisë e industrisë, infrastrukturës, bujqësisë, arsimit e të tjera”, tha ai.

Reforma e tretë, sipas tij, është themelimi i Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës, e cila do të kishte mandat në mbështetjen financiare të sektorëve strategjik-industrial të Kosovës, të sektorit privat dhe shtetëror, identifikuar në programin zhvillimor.

VV prezanton Albin Kurtin dhe deputetët

Lëvizja Vetëvendosje po bën prezantimin e kandidatit për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatëve për deputet.

Ky prezantim po bëhet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, ku të pranishmëve do t’i drejtohet lideri i VV-së, Visar Ymeri, si dhe kandidatit për kryeministër Albin Kurti.

Albin Kurti sot zyrtarizohet si kandidat për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot do ta zyrtarizojë kandidaturën e Albin Kurtit për postin e kryeministrit.

Gjithashtu, Vetëvendosje sot do ta shpalosë edhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Takimi mbahet në sallën e Sallën e Kuqe prej orës 13:00.

Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do të garojë pa asnjë koalicion. 

Lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

1. Albin Kurti
2. Visar Ymeri
3. Aida Dërguti
4. Dardan Sejdiu
5 Shpend Ahmeti
6. Fatmire Kollçaku
7. Glauk Konjufca
8. Dardan Molliqaj
9. Donika Kadaj
10. Rexhep Selimi
11. Liburn Aliu
12. Albulena Haxhiu
13. Sami Kurteshi
14. Xhelal Sveçla 
15. Nazlie Bala
16. Faton Topalli
17. Driton Çaushi 
18. Shqipe Pantina
19. Salih Salihu
20. Mytaher Haskuka
21. Besa Baftiu
22. Xhavit Drenori
23. Hydajet Kaloshi - Hyseni
24. Drita Millaku
25. Dukagjin Gorani
26. Ismajl Kurteshi
27. Arbërie Nagavci
28. Jusuf Ulaj
29. Mirsad Shkreta
30. Hatixhe Hoxha
31. Gani Krasniqi
32. Ajet Potera
33. Hatixhe Latifi - Popovci
34. Adem Mikullovci 
35. Ali Lajçi
36. Albana Gashi
37. Bashkim Misini
38. Faruk Mujka
39. Leonora Bajraktari
40. Driton Tali
41. Shemsi Syla
42. Shkurte Aliu
43. Xhevat Bislimi
44. Emin Gerbeshi
45. Vlora Haxhimehmedi
46. Nexhat Kryeziu
47. Behxhet Osmani
48. Valbona Bajrami
49. Venera Llunji
50. Ylli Hoxha
51. Fisnik Ismaili
52. Avni Talifi
53. Arbër Rexhaj
54. Teuta Krasniqi
55. Sadri Ramabaja
56. Egzon Haliti
57. Adea Batusha
58. Frashër Krasniqi
59. Atdhe Arifi
60. Fitore Dalipi - Pacolli
61. Qëndron Kastrati
62. Shemsi Elezi
63. Shemsie Vokrri
64. Bashkim Lajçi
65. Selatin Retkoceri
66. Albana Fetoshi
67. Sabit Kadriu 
68. Xhevdet Qiriqi
69. Shpresa Topojani Januzi
70. Ismet Hamiti
71. Kujtim Shala
72. Lirijonë Duli
73. Luan Hoxha
74. Nevzad Isufi
75. Arta Bajraliu
76. Leonard Shala
77. Bajram Ajeti
78. Behie Sertolli
79. Fidan Feka
80. Emrush Xhemajli
81. Elza Sadiku
82. Shyqeri Hyseni
83. Eman Rrahmani
84. Jetmira Vrenezi
85. Dervish Çadraku
86. Valon Ramadani
87. Hyrie Veliu
88. Dugagjin Palushi
89. Fidan Ademi
90. Arjeta Rexhepi
91. Sami Ahmeti
92. Mehmed ?eman
93. Krenare Koqi
94. Veton Seferi
95. Rashit Gashi
96. Saranda Bogujevci
97. Ramadan Beqiri
98. Salih Lukaj
99. Violeta Salihu
100. Hysen Durmishi 
101. Shpend Hysaj
102. Lazër Ndrecaj
103. Shpejtim Arifi
104. Tahir Tahiri
105. Sylejman Pireva
106. Xhevat Sallahu
107. Xhafer Berisha
108. Erzen Krasniqi
109. Sadik Krasniqi
110. Salih Zyba

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat