Vetëvendosje distancohet nga gjuha e kadidatit të saj

Aktuale

Vetëvendosje distancohet nga gjuha e kadidatit të saj

Nga: B.S Më: 24 qershor 2017 Në ora: 23:34
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga gjuha e përdorur nga kandidati për deputet nga radhët e kësaj lëvizje, Sadri Ramabaja.

Vetëvendosje përmes një statusi në Facebook, kanë thënë se ata distancohen nga gjuha dhe qëndrimi i përdorur nga ana e Ramabajës, shkruan "Bota sot"

Ata gjithashtu shprehin keqardhjen e tyre për të gjithë ata që janë ndjerë keq nga reagimi i Ramabajës si dhe kanë shprehur përkushimin dhe angazhimin e tyre për liri dhe besim të pacenueshëm.

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook kishte kritikuar dukurinë e organizimit të iftareve në qytete të caktuara të Kosovës.

Duke e komentuar mbajtjen e një iftari në qytetin e Dardanës (ish-Kamenicë), ai e ka quajtur këtë si një prej ‘ngjarjeve më antihistorike’ dhe pjesëmarrësit në të si një ‘grusht haxhiqamilësh të Anamoravës’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat