Haradinaj: Do të ketë deputetë të partive tjera që do ta votojnë Qeverinë e PAN-it

Aktuale

Haradinaj: Do të ketë deputetë të partive tjera që do ta votojnë Qeverinë e PAN-it

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 21:46
Ramush Haradinaj

Kandidati i dominuar për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK- AAK- Nisma (PAN), Ramush Haradinaj, ka theksuar se do të ketë deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që do ta votojnë Qeverinë e drejtuar nga PAN-i.

Ai, në emisionin” Zona B”, ka thënë se në Kosovë ka më pasë deputetë “që në mënyrë të dinjitetshme dhe demonstrative do ta votojnë një qeveri që punon në të mirën e vendit e të cilën e drejton një koleg i njohur i tyre”!

“Ka në këto grupe parlamentare njerëz që e dinë se Kosovës nuk i vjen regres nëse asaj i prin Ramush Haradinaj”, ka thënë ai. “Por, është më mirë më pase vendime të organeve të partive. Nuk jam unë që po i joshi dhe që po i kontrbandoj ata. Ka deputetë që kanë guximin qytetar për të marrë vendime të lira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat