Policia e Kosovës ka bastisur pronën e drejtorit të Komunës së Mitrovicës, Fidan Ademi, një fotografi e të cilit është publikuar sot, teksa shihet me një armë automatike në duar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën, Avni Zahiti, i cili ka thënë se deri më tani nuk është gjetur arma.
Zahiti poashtu ka konfirmuar se Ademi është intervistuar me urdhër të prokurorit.
Dega e PDK-së në Mitrovicë sot ka publikuar një fotografi të Ademi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me armë automatik në dorë.
Kjo degë i ka ftuar organet përgjegjëse që të “merren me këtë person, i cili është pjesë e bandës kriminale të Dardan Molliqajt”.
Më vonë gjatë ditës, Ademi ka thënë se arma që shihet në foto është lodër, si dhe ka paralajmëruar padi ndaj PDK-së.