Zeka: Demarkacioni, Asociacioni dhe formimi i Ushtrisë janë çështje për opozitën

Aktuale

Zeka: Demarkacioni, Asociacioni dhe formimi i Ushtrisë janë çështje për opozitën

Nga: B.S Më: 13 shtator 2017 Në ora: 15:37
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se Demarkacioni, Asociacioni dhe formimi i Ushtrisë janë tema që duhet lënë opozitës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka thënë se për të më me rëndësi janë gjendja në spitale, arsim, e të moshuarve, kriminalizimi i parlamentit, gjykatave e prokurorisë.

Postimi i plotë:

Mendoje qe tri temave duhet me ju ike Kryeministri, sepse jane tema vetem per VV

1. Demarkacioni

2. Asociacioni i komunave serbe

3. Formimi i Ushtrise te Kosoves

Ka shume tema jetesore me te cilat duhet me u marre Kryeministri dhe Qeveria. Per mu ashte problem qe pacientete po na vdesin neper spitale pa fasha, e pa xhilpera. Per mu ashte problem qe nexenesit po shkojne ne shkolle me dy nderrime, e njemije probleme tjera te arsimit. Per mu ashte problem ceshtja e cerfheve per femije. Per mu eshte problem gjendja e te moshuareve. Per mu ashte problem kriminalizimi i Parlamentit, Gjykatave, dhe Prokurorise. Per mu ashte problem ndotja e ambientit, e degradimi total i qyteteve e fshatrave, me ndertime pa asnje kriter, duke shkaterruar token pjellore te femijeve tane.

Keto temat e "medha", plus Bashkimin Kombetar, lenjave opozites, se ne te kaluaren fet e kane pas ba...!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat