KQZ: Qendrat e votimit në 19 komuna u hapen me kohë

Aktuale

KQZ: Qendrat e votimit në 19 komuna u hapen me kohë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 07:32
Konferenca e parë e KQZ-së

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet ku mbahen zgjedhjet për balotazh, janë hapur me kohë në orën 07:00.

Në konferencën e parë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote në ato komuna ku zhvillohen zgjedhjet në raundin e dytë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës.

Daka: Të gjitha qendrat e votimit u hapen me kohë
(Video)

“Në bazë të të dhënave të dërguar nga qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës ku mbahen zgjedhjet në orën 07:00 janë hapur me rregull të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët me të drejtë votë nga komunat Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Suharekë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Kllokot dhe Partesh që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”, tha Daka. 

Daka njoftoj se në orën 09:20, KQZ-në do ta vizitoj kongresmeni amerikan Eliot Engel.

Konferenca e parë e KQZ-së 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës.

Konferenca po mbahet në qendrën mediale të KQZ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat