Haradinaj për gjuajtjen me armë të zv/km Gashit: S’është kiamet, gjuaj edhe unë

Aktuale

Haradinaj për gjuajtjen me armë të zv/km Gashit: S’është kiamet, gjuaj edhe unë

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 00:14
Dardan Gashi

Për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Diasporës, Dardan Gashi, shefi i tij, Ramush Haradinaj, nuk ka kritika pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke shkrepur armën në një aheng të organizuar nga zv/km Fatmir Limaj pas lirimit nga akuza në rastin MTPT.

Haradinaj, në një intervistë për Interaktiv. tha se edhe ai vet ka shkrepur armë nëpër ahengje.

“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’... ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan. Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri... Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur... Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj... Çka të bësh... nuk është mirë... është shkelje ligjore sikur kur e tejkalon shpejtësinë me veturë, por ndodh kjo në Kosovë. Me Gashin nuk kam folur për këtë temë. Për mua nuk është kiamet kjo punë. Në ato fshatrat e tyre, nuk ke kë ta trembësh nëse gjuan me armë...”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat