Osman Kelmendi i premton Petrit Mehmetit se “…si të shkojnë këta të huajt, ka mu liru prej burgut Shkumbini!

Aktuale

Osman Kelmendi i premton Petrit Mehmetit se “…si të shkojnë këta të huajt, ka mu liru prej burgut Shkumbini!

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 12:43
Disa nga viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Në vazhdim të aktakuzës kundër Bedri Krasniqit dhe grupit të tij kriminal të përbërë nga Afrim Sulejmani, Florim Ejupi e Shkumbin Mehmeti, hetuesia ka zbuluar bisedat telefonike mes Osman Kelmendit dhe Petrit Mehmetit, vëllaut të Shkumbin Mehmetit për të bërë presion mbi këtë të fundit për të mos dëshmuar për veprimtarinë e grupit kriminal të Bedri Krasniqit.

Sipas kësaj aktakuze të cilën e ka siguruar Botapress, EULEX kishte përgjuar bisedat mes Petrit Mehmetit dhe Osman Kelmendit, vëllaut të Qerim e Ibrahim Kelmendit në të cilat jepen detaje të presionit dhe të premtimit të Osman Kelmendit për të mos bashkëpunuar me drejtësinë Shkumbin Mehmeti.

Si “shpërblim” Osman Kelmendi, që është vëlla I Qerim e Ibrahim Kelmendit, premton një dënim prej 2 deri 2 vjet e gjysmë burg dhe pastaj lirim nga burgu ..”si të shkojnë prej Kosovës këta të huajt…”

Ja biseda mes Osman Kelmendit e Petrit Mehmetit, vëllaut të Shkumbin Mehmetit i dënuar për vrasjen e policëve më 23 mars 2004.

Osman Kelmendi: “Tash ky (fjala është për Shkumbinin) po don me spostu krejt, me hap tema tjera, me hap probleme tjera. Ky sygjerim është shumë vëllazëror. Mos me ta marrë mendja çka mundet me ndodhë. Me besë e ke sepse e ka në dorë dukush tjetër. Nuk e ka më I në dorë…Situata krejt eskalon ndryshe. I shtijnë njerëzit në burg, i marrin, …Qysh hajt, çka të bona unë ty?.

Shkumbin Mehmeti ishte personi i vetëm që po vuante dënimin për krimet e kryera dhe anëtarët e tjerë të grupit nuk po ndërmerrnin veprime për ta nxjerrë nga burgu.

Osman Kelmendi: …Me mujt e qesin për një second, veç mos me nejt ma I miri në to…Tan ohën tuj n ejt me ankth, jo po foli jo po foli…Është shumë e rrezikshme për ta…Unë e kam pa që ai njeri..sespe e kanë ndëgju njerëzit…qysh Shkumbini po tenton, po bon përpjekje për me folë, ka folë. Njerëzit veç i kanë qu fjalë Qerimit që ka folë për ty…. Çka I k abo vllai jem Shkumbinit? Po dyshoj në to,,,Qerimi a Ibrahimi?”.

Osman Kelmendi në vazhdin të bisedës tjetër telefonike bën presion mbi Petrit Mehmetin, më qëllim që ky të mos bshkëpunojë me drejtësinë.

Osman Kelmendi: Sipas meje, domethonë, qekjo është qysh të thashë unë. Le të ban rahmet, le të mbledhë forcë. Unë e di që nuk është lehtë. Ton po e dijmë që ëshë keq me ndejt në burg, as spi thom hallall a s bravo…  e majn njerëzit, e majnë miqtë…Unë po thom, le të duron, le të mbledh forcë, dy e gjysë deri tre vjet…Dhe unë jam I bindun që ka me dalë jasht. Apsolut. Kur thom ka me dalë, ka me dalë jashtë!”…

Në bisedën tjetër të zhvilluar mes Petrit Mehmetit e Osman Kelmendit, ky i fundit e pyet se çka ka biseduar me Shkumbinin gjatë takimit të tij në burg.

Osman Kelmendi: Çka tha?

Petrit Mehmeti: Në qoftëse e garantoni, atëherë mujm me ia bo diqysh, amo jo veç edhe 2 a 3 vjet…edhe me hi garant dikush që kryhet kjo punë, mu pa senet që po lëvizin, amoo…

Osman Kelmendi: Kanë thonë maksimumi 2 deri 3 vjet!

Petrit Mehmeti: Po ti më the po mos qato dy vjet e gjysmë nëse nuk bahet, tani çka?

Osman Kelmendi: Tashit nëse nuk bahet, njeri I ha fjalët, burrat hala ishalla lidhen për fjalë. S muj me shku me m dhanë vërtetim se po valla qashtu, se sjam….Po llogaris që shkojnë të hujt”

Petrit Mehmeti: Ata patën me shku qetash, po ia vazhduan, bon vaki ua vazhdojnë apet.”

Osman Kelmendi përsëriti shqetësimin e tij për përfshirjen e mundshme të vëllezërve të tij Qerim e Ibrahim Kelmendit në dëshminë e Shkumbin Mehmetit.

Osman Kelmendi: “Ibrahimi, ka dul ky Ibrahimi tash? Kah dul kjo e re, kah I ka ardhë në vesh, kush I ka thanë. Kjo është shumë me rëndësi, kah dhe kush iI ka thanë?

Në bisedat e mëvonshme Petrit Mehmeti kërkon nga Osman Kelmendi që të vizitojnë Shkumbin Mehmetin në burg ose të kontaktojnë vetë me Shkumbinin dhe të merren vesh në detaje.

Petrit Mehmeti: A mundesh me qu dikon me fole me to?

Osman Kelmendi: Po unë jam ai që ka folë, kurrkush ska folë, unë jam ai që kam folë…

Petrit Mehmeti: A munesh ti me shku?

Osman Kelmendi: As s’se di Ibrahimi as Qerimi, as Luli…ato se kam pa kaherë, asnjoni se din.

Petrit Mehmeti: A mundesh ti ti me shku? Me diskutu këtë punë dhe me ia qit ni kapak diqysh.

Në pjesën e fundit të kësaj bisede telefonike Osman Kelmendi I bën të qartë Petritit se bashkëpunimi I mundshëm I Shkumbin Mehmetit me drejtësinë  do të konsiderohje si “tradhëti” he e krahaosi Shkumbin Mehmetin me Nazim Bllacën dhe e përmendi hakmarrjen e mundshme.

Osman Kelmendi: Për zotin, osht e komplikueme për ju si familje, njeriu po e njollos veten se ata I thone veq ku je kon vete, pe gjykon për vrasje, sikur Bllaca, nuk osht aim un me qene fort burrë I mirë por nofken e ka dhe gjithmonë ka me pas të një tradhtari. Kot osht. Po me vjen shume keq që duhet me thonë po valla sakt tre vjet, ndoshta munet me qene edhe ma herët. Kanë me lëvizë shumë shpejt senet, ka me pasë turbulence, njerëzit janë lodhë, janë teshë, ma së pari kriza sociale, krizë politike, veriu anej, nuk kanë me shku kështu, shumë shpejt shumë dridhje ka me pasë, nuk po thom që ka me ndodhë edhe një 2004-ësh ndoshta bon vaki edhe ma I zi. Ni kaos, …sepse me ndodhë bohet edhe ma shpejt”

Në vazhdim të dosjes së aktakuzës kundër Bedri Krasniqit dhe grupit kriminale konstatohet se të gjitha bisedat janë elemente të forta vërtetuese të deklaratave të Shkumbin Mehmetit dhënë në hetuesi dhe në dëshminë e tij bashkëpunuese me organet e drejtësisë. Në këto biseda vërtetohet se Osman Kelmendi e Driton Sylejmani, që ishin anëtarë të grupit, kishin lidhje të ngushta personale e familjare më anëtarët me ndikim të grupit dhe ishin të vetëdijshmë për aktivitetet kriminale. Ata e pranuan se anëtarët e grupit ishin përgjegjës për krime dhe se Shkumbin Mehmeti e dinte mirë historinë kriminale dhe rolet specifike të individëve të përfshirë në akte kriminale. Prandaj Osman Kelmendi dhe Driton Sylejmani ishin shumë të shqetësuar se Shkumbin Mehmeti mund të bashkëpunonte me autoritetet e drejtësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat