Policia me Ligjin e ri shqyrtoi 7732 kundërvajtje në trafikun rrugor

Aktuale

Policia me Ligjin e ri shqyrtoi 7732 kundërvajtje në trafikun rrugor

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:42
Pamje nga video

(E plotësuar) - Për Policinë e Kosovës është shqetësuese çdo dukuri negative që ka të bëjë me shtim të aktiviteteve të kundërligjshme përfshirë edhe aktivitetet në trafik për zbatimin e ligjit të ri për Kundërvajtje.

Me këto aktivitete Policia synon që ngjarjet e tilla t’i redukton dhe të minimizohen në masën sa më të madhe të mundshme me Ligjin për Kundërvajtje, i cili ka hyrë në fuqi në plotni nga 1 janari i këtij viti.   

Jeton Rexhepi drejtor i Drejtorisë për Preventivë në Komunikacionin Rrugor ka thënë në një konferencë për media se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që Policia e Kosovës në terren të fillojnë implementimin e këtij ligji sipas autorizimeve që i ka dhënë policisë së Kosovës nga zyrtari policor deri te komisioni për vendosje.  Sipas tij, nga data 01 janar 2018 e deri më 9 janar të këtij muaji janë shqyrtuar gjithsej 7 mijë e 732 kundërvajtje në trafikun rrugor.

Rexhepi: Për dhjetë ditë janë shqyrtuar 7 mijë e 732 kundërvajtje në trafikun rrugor

“Bazuar në të dhënat të cilat i kemi pranuar nga data 01 janar 2018 deri më 9 janar të këtij muaji janë shqyrtuar gjithsejtë 7 mijë e 732 kundër vajtje në trafikun rrugor, prej tyre 7 mijë e 256 sa i përket personave fizik apo gjoba deri në 500 euro, katër kundërvajtje për personat juridik apo vlerën deri 1 mijë euro dhe 472 gjoba janë proceduar në gjykatat kompetente. Sa i përket numrit të tiketave të shqiptuara të cilat janë të paraparë pikë negative, janë shqyrtuar gjithsejtë 285 gjoba, prej tyre 39 që kanë të bëjnë me një pikë negative, 189 gjoba me 2 pikë negative dhe 57 gjoba me tri pikë negative”, ka thënë Rexhepi.

Haxhi Krasniqi nënkolonel në Policinë e Kosovës, ka treguar për procedurat që janë të reja dhe si do të zhvillohen këto nga kundërvajtësit  dhe si do të trajtohen këto ankesa nga Komisioni për Vendosje në Policinë e Kosovës.

Krasniqi: Gjobat janë rritur nga 500 deri 1000 euro?

“Dallimi kryesor është se për gjobat mandatore nga 60 euro që policia ka shqiptuar deri më tani, tani ajo është rritur në 500 euro për persona fizikë dhe në 1000 euro për personat juridik. Gjithashtu vendimin në shkallë të parë në vend të ngjarjes tani e merr zyrtari policor. Ligji ka paraparë që qytetarët kanë të drejtë ankesë në shkallën e dytë dhe në komisionin për Vendosje në kuadër të Policisë së Kosovës ka disa muaj që policia po merret me themelimin dhe funksionalizimin e tij që nga data 1 janari veç është funksional dhe ka filluar me pranuar ankesa”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka folur edhe për procedurat, i cili tha se kur qytetarit i shqiptohet gjoba në trafik nga zyrtari policor, brenda 15 ditëve duhet bërë pagesa e asaj gjobe dhe nëse pagesa bëhet brenda kësaj kohe kundërvajtësi do të paguan 50 përqind të shumës të asaj gjobe.

***

Policia e Kosovës ka organizuar një konferencë, e cila ka të bëjë me aktivitetet e policisë rreth zbatimit të Ligjit për Kundërvajtje dhe Udhëzimit Administrativ.

Konkretisht me ndryshimet në to dhe me të dhëna statistikore rreth shtimit të masave të sigurisë në trafik, të cilat do të prezantohen nga zyrtari i Divizionit të Komunikacionit Rrugor dhe nga zyrtari i Komisionit për Vendosej pranë PK-se .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat