Thuhet edhe kjo, Nait Hasani: Gashi gjuajti me armë për t’i larguar shpirtrat e lig

Aktuale

Thuhet edhe kjo, Nait Hasani: Gashi gjuajti me armë për t’i larguar shpirtrat e lig

Më: 26 janar 2018 Në ora: 13:14
Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani sot në interpelancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj, e ka arsyetuar gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, duke thënë se ai e ka bërë për t’i larguar shpirtrat e lig nga ajo familje, në gëzimin e të cilëve ka marr pjesë.

Deputeti Hasani në fjalimin e tij tha se kuvendi është shndërrua në gjykatë dhe se ky rast është në procedurë të drejtësisë.

Ndërsa, gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit Gashi, ai e ka arsyetuar duke e lidhur me traditat shqiptare për largimin e shpirtërave të lig në momente gëzimi.

“Të gjitha këto janë bërë nga një traditë që e kemi trashëgua, forma e lirisë së besimit të largimit të shpirtrave të lig nga shtëpia. Për mi largu shpirtrat e lig nga shtëpia kanë gju me armë. Është e mirë kjo të analizohet , besoj në gëzimin e familjes që kanë marr pjesë atje , ajo gjuajtje ka qenë mi largu shpirtrat e ligj nga ajo familje, hap pozitiv kur ka dal atje edhe ka gjuajt, është kulturë mos me gjuajt brenda”, tha Hasani.

Hasani gjithashtu beson se shumica e deputetëve kanë gjuajt në gëzimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat