Hanh: Në BE asnjë shtet që ka problemet me fqinjët, Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun - Bota Sot
Hanh: Në BE asnjë shtet që ka problemet me fqinjët, Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Hanh: Në BE asnjë shtet që ka problemet me fqinjët, Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:19
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn (në mes) në tubimin në Sofje

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, tha se BE-ja nuk do të pranojë asnjë shtet të ri në qoftë se nuk i ka të zgjidhura problemet me fqinjët.

Hahn në prezantimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimor u shpreh se të gjitha problemet bilaterale me fqinjët duhet të zgjidhen.

“Jemi duke biseduar për një perspektive për të gjitha vendet në rajon. Kjo do të thotë që secili në rajon do të ketë një interes për të bashkëpunuar me njëri tjetrin. Është një çështje që do të doja ta flisja, u përmend që është një datë ku njëri nga kandidatët të mund të bashkohet”.

“Është e qartë që kushtet duhet të përmbushen, por është e qartë qe BE nuk do ta pranojë një anëtarë qe nuk i ka zgjedhur konfliktet biletarale, kjo do të shërbeje për Kosovën për dialogun, kjo nuk është vetëm në interesin e Serbisë por edhe për Kosovën, sepse do të shtronte rrugën për BE. Kjo datë indikative është një trysni pozitive për politikanët vendimmarrës në rajon”.

Ai tha se BE tashmë është donatori dhe investitori më i rëndësishëm në rajon, si dhe partneri politik i Ballkanit Perëndimor.

“Komisioni Evropian përcaktoi gjashtë iniciativa anëtare që do të forcojnë më tej bashkëpunimin tonë në një numër fushash dhe mbështesin procesin e transformimit në Ballkanin Perëndimor. Këto iniciativa anësore synojnë fusha specifike me interes të përbashkët: sundimi i ligjit, siguria dhe migracioni, zhvillimi socio-ekonomik, lidhja e transportit dhe energjisë, agjenda dixhitale, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Veprimet konkrete në këto fusha janë parashikuar ndërmjet viteve 2018 dhe 2020”.

“Komisioni Evropian propozon që gradualisht të rrisë fondet në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) deri në vitin 2020, për aq sa rialokimet brenda zarfit ekzistues lejojnë. Vetëm në vitin 2018, 1.07 miliardë euro ndihmë para-pranuese për Ballkanin Perëndimor është parashikuar tashmë, në krye të pothuajse 9 miliardë eurove nga periudha 2007-2017”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test