Reagimi i drejtoreshës së televizionit ku punoi Agim Binaku

Aktuale

Reagimi i drejtoreshës së televizionit ku punoi Agim Binaku

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:48
Agim Binaku

Drejtoresha e televizionit 21, Afërdita Saraqini, i ka dhënë lamtumirën gazetarit shumëvjeçar të sportit, Agim Binaku, që vdiq sot në moshën 62 vjeçare. Gazetari i sportit, Agim Binaku, ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 62-vjeçare. Vdekja e tij ka pikëlluar miq e bashkëpunëtorë.

“Lamtumirë miku im! U prehsh ne paqe!”, ka shkruar Saraqini, drejtoreshë e televizionit, pjesë e të cilit ishte Binaku

Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada.

Agim Binaku mbi të gjitha ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare, por edhe më gjerë. Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat