2 muaj pas trysnisë së Drita Millakut, Presidenti Thaçi dekoron Komandant Drinin

Aktuale

2 muaj pas trysnisë së Drita Millakut, Presidenti Thaçi dekoron Komandant Drinin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 shkurt 2018 Në ora: 14:11
Ndarja e dekoratës nga Presidenti Thaçi

2 muaj pas debatit të ashpër në Parlament ndërmjet deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje,  Drita Millakut dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, më në fund presidenti i Kosovës dekoron Ekrem Rexhën – Komandat Drinin me dekoratën “Heroi i Kosovës”.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”.

Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Deputetja Millaku, për këtë çështje kishte reaguar 2 muaj më parë për faktin se në sirtarët e tyre po mbahej e “ pluhurosur” kërkesa e asociacionit të veteranëve që Komandant Drini të shpallet Hero.

Deputetja Millaku kohë më parë kishte bërë këtë kërkesë në Parlament që pikërisht sot Komandant Drini të kurorëzohet me këtë dekoratë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar shumë personalitete. Ndër të përzgjedhurit e Presidentit Thaçi ishin edhe disa miq të tij, të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat