Vetëvrasja e policit, si u zhduk letra lamtumirëse e tij...

Aktuale

Vetëvrasja e policit, si u zhduk letra lamtumirëse e tij...

Nga: H.O. Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:11
Ilustrim

Shtatë vite më parë kishte vdekur në rrethana të paqarta polici në Pejë, Luan Ademaj. Dyshohej se ai ishte vetvrarë me armën e tij, ndërsa afër vetes kishte lënë afër vetës një letër para se të vdiste.

Kjo letër që mund të tregonte edhe motivin e vdekjes së tij, ishte zhdukur. Edhe tash pas 7 vitesh, kjo vdekje ka mbetur e dyshimtë.

Megjithatë, ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish eprori i lartë i G2-ZKZ, Naim Miftari, thotë se polici i ndjerë, Luan Ademaj ishte personi që ka zbuluar aferën e mishit.

Miftari thotë se politika dhe Prokuroria e Kosovës është e përfshirë në këtë rast, pasi humbi edhe letra lamtumirëse.

“Viktima ishte personi që zbuloj i pari aferën e mishit, prishur para shumë vitesh kinse për kopsht zollogjik. Politika dhe Prokuroria e Kosovës të implikuara në kët vetëvrasje të policit pse u humb letra lamtumirëse. Shtypi heshti atëherë, hesht edhe sot, afera e mishit kancerogjen e vjetër me dekada.....”, shkruan Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat