Ministrja austriake ia huq, mendon se FSK është shndërruar në ushtri

Aktuale

Ministrja austriake ia huq, mendon se FSK është shndërruar në ushtri

Më: 26 mars 2018 Në ora: 16:44
Karin Kneissl dhe Behgjet Pacolli

Ministrja e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl gjatë qëndrimit në Kosovë ka uruar vendin për shndërrimin e FSK-së në ushtri dhe pse një gjë e tillë, ende nuk është bërë.

Diplomatja austriake shumë shpejt ka hetuar gabimin e saj, duke kërkuar falje.

Kneissl: Më falni, kjo ende nuk qenka bërë

“Unë mund t’ju uroj dhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Më falni kjo ende nuk qenka bërë. Kërkoj ndjesë, ka qenë gabim i imi.  Ndoshta unë fillova të flas më shumë se që është bërë. Mirëpo dhe në atë aspekt  e di që janë bërë arritje të ndryshme. Por unë fola pak para kohe ndoshta.  Procesi i cili është shumë i ndjeshëm  e di. Por iu uroj për të gjitha ato që keni arrit në këtë drejtim. E kam të qartë që është një temë  shumë e ndjeshme politike, që duhet të bëhet me fqinjët tuaj dhe partnerët ndërkombëtar”, tha ajo.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat