Miftari: Thaçi po luan me jetët e policëve tonë

Aktuale

Miftari: Thaçi po luan me jetët e policëve tonë

Nga: A.Zh Më: 28 mars 2018 Në ora: 11:06
Policia e Kosovës me Gjuriqin e arrestuar

Ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari, ka thënë se arrestimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e serbisë Marko Gjuriq, ishte lojë e presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Miftari ka thënë se Gjuriq është liruar nga stacioni policor nga Thaçi, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Miftarit:

Filmi Thaçi 2

Terroristi Marko Gjuriq kishte ardhur ilegalisht në Kosovë dhe kishte folur si politikan i dërguar me mision nga Serbia, për ndarjen e Kosovës dhe Hashim Thaçi e liron pas 5 minutash qëndrimi në stacion policor vend që ta dërgojnë në burg hajgare.

Loja e Thaçit herën e kaluar me policinë tonë kishte kushtuar një jetë, polici jonë ishte vrarë nga terroristët serb dhe vrasësit nuk janë dënuar kurrë gjerë sot, rrezikimi i panevojshëm për t’i përmbushur egot e veta presidenti, janë lojë dhe hajgare me jetë të policëve tanë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat