Zogaj: Erdogan lufton interesat e Kosovës, sikur Rusia dhe Kina

Aktuale

Zogaj: Erdogan lufton interesat e Kosovës, sikur Rusia dhe Kina

Më: 2 prill 2018 Në ora: 22:45
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka kritikuar qëndrimin e deputetes turke në parlamentin e Kosovës, Mubera Shinik, e cila i quajti të depërtuarit nga Kosova si terrorist.

Më pastaj, Zogaj, ka dhënë komente mbi qëndrimet e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ku ka kërcënuar, kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“Nuk është e rëndësishme si na sheh Erdogani por si e kemi ndërtuar ne shtetin e Kosovës. Me shumë gjasë ai nuk po dëgjohet. Po flet sikur i ka këto tokat e tij, duke e ëndërruar Perandorin Osmane deri në Vjenë”.

“Ai tallet duke na njohur. Shih deklarimin zyrtar të njerëzve kryesorë me sa përbuzje e marrin shtetin. Erdogan e ka të qartë edhe me biseda me Thaçin që jo pak herë i kanë thënë ‘vëlla’ njëri-tjetrin”.

“Ai e di se si këta e përdorin shtetin. Nëse ne sjellkemi keq si shtet këtë se ka problem as Erdogan”.

Zogaj ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete ekonomike as ushtarake për t’u sjell si kryengritëse.

“Do të duhej ta respektojmë shtetin tonë, ligjet tona dhe të mbajmë raport korrekt me Erdogan edhe pse është diktator i tërbuar. Ky sentimenti pro Erdogan ta ketë shumë më të qartë se ai diktatori atje nuk shqetësohet se çfarë bën Kosova. Erdogan lufton interesat e Kosovës sikur Rusia dhe Kina. Feja nuk duhet të na bëjë të jemi të nënshtruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat