Krasniqi e quan VV-në shpifëse, thotë se i është dorëzuar presidentit Thaçi

Aktuale

Krasniqi e quan VV-në shpifëse, thotë se i është dorëzuar presidentit Thaçi

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 20:28
Frashër Krasniqi

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi nga radhët e Partisë Socialdemokrate, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje, parti në të cilën dikur ishte pjesë e saj shpëifëse e cila ju ka dorëzuar presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Përmes në postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ligjet të cilat janë votuar sot në kuvendin e Kosovës shpërfaqin mashtrime dhe hipokrizi.

“Ligjet që u votuan sot, ishin ligje për të mirën e qytetarëve dhe jo mbështetje e Qeverisë. Ato ligje i votoi edhe VV, gjë që shpërfaq edhe më hapur mashtrimin dhe hipokrizinë e tyre kur i akuzojnë të tjerët se po ia votojnë qeverisë ligjet”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tutje ka shkruar duke kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

“Kërkoni ose jepni nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, dhe PSD-në e keni të gatshme! Kërkoni ose jepni nënshkrimet për ta parandaluar drejtimin e dialogut prej Thaçit, dhe PSD-në e keni të gatshme! Përndryshe, çdo akuzë e keni mashtrim e çdo shpifje po e bëni për ta fshehur të vërtetën që ju s’po doni zgjedhje, dhe që ju jeni dorëzuar para Hashim Thaçit”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat