Anëtarët e kryesisë së LDK-së, u takuan me deputetin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein

Aktuale

Anëtarët e kryesisë së LDK-së, u takuan me deputetin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 15:09
Foto nga takimi

Sot, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së,  Avullah Hoti janë takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, z. Volkmar Klein dhe  Johannes D. Rey - Shef i Zyrës së Fondacionit KAS për Maqedoni dhe Kosovë.

Nënkryetari Veliu dhe deputeti Klein biseduan për proceset politike dhe për përkrahjen e Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Nënkryetari Veliu e falenderoi shtetin mik, Gjermaninë për mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, njëherit ai shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin dhe miqësinë e përhershme me Gjermaninë.

Gjatë takimit të pranishmit diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe perspektivën e zhvillimit të vendit në të gjitha fushat.

Klein e falenderoi nënkryetarin Veliu për pritjen duke vlerësuar lartë rolin e LDK-së për proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.

Ai poashtu theksoi mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat