Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Me këtë rast ministri Gashi falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Gjermania në konsolidimin e shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e shtet ndërtimit.
“Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë rast ministri Gashi vuri në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë dhe kërkoi nga ambasadori gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës”, thuhet në një njofitm nga MPB.
Ndërsa ambasadori gjerman premtoi se shteti i tij do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit, sipas ambasadorit Heldt, është në interes të dyja palëve për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.