Zëvendësministri Zeka në takim me drejtorin e ri të MARRI-t

Aktuale

Zëvendësministri Zeka në takim me drejtorin e ri të MARRI-t

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:43
Izmi Zeka, ka pritur sot në takim Sashko Koçev

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka pritur sot në takim Sashko Koçev, drejtorin e ri të Iniciativës për Migracion, Azil dhe Refugjatë të Ballkanit – MARRI.

Zyra për informim e MPB-së ka njoftuar se në takim pjesëmarrës ishin  edhe zyrtarët e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Në  takim thuhet të jetë diskutuar për trendët e migrimit në rajon, për nevojat dhe sfidat e Kosovës dhe rajonit për menaxhimin e migracionit.

“Po ashtu zv. Ministri Zeka i ofroj mbështetje te plote drejtorit te ri të MARRIT dhe u zotua  se do te përkrah çdo projekt të  MARRIT. Po ashtu u bisedua edhe për trendët e migracionit në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme morri mbështetje për gjitha projektet që lidhen me migracionin që janë nisur dhe që do të ekspozohen më vonë”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat