Avokati Halimi sulmohet me grushte në fytyrë nga Lushtaku në zyrën e Gjykatës në Mitrovicë

Aktuale

Avokati Halimi sulmohet me grushte në fytyrë nga Lushtaku në zyrën e Gjykatës në Mitrovicë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 gusht 2018 Në ora: 13:18
Mahmut Halimi

Se “drejtësia në Kosovë” vlen sa për sy e faqe, dhe se grushteve nuk mund ti shpëtojnë dot as ata të cilët mbrojnë dhe respektojnë ligjin, e dëshmon më së miri rasti i ndodhur sot  në Mitrovicë, gjegjësisht në Zyrën e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku papritmas është sulmuar avokati Mahmut Halimi.

Avokati Halimi ka thënë për  “Bota sot”, se derisa ai ishte prezent gjatë marrjes së dëshmitarit në pyetje nga prokurori, dëshmitari në vazhdimësi ka bërë pyetje dhe kritika se përse avokati ishte prezent në sallë.

“Prokurori po merrte në pyetje dëshmitarin Sabit Lushtakun  ai papritmas u ngrit në këmbë dhe më grushtoi mua në fytyrë. Ka qenë lënda “Shtytje në vrasje” ku ky person ka qenë dëshmitar kryesor rreth një vrasjes që ka ndodhur në vitin 2012, dhe unë po ë bëja punën time prej avokati, thjesht po e mbroja klientin tim që akuzohej për “Shtytje në vrasje”, ka thënë avokati Halimi.

Sipas tij, deri më tani ai ka mbrojtur në procedura të ndryshme shumë Lushtakë, dhe pikërisht prej këtij personi me të njëjtë mbiemër nuk e kishte pritur se do të sulmohej.

“Më së paku e kam pritur se do të sulmohem nga një person me mbiemër Lushtaku nga Prekazi, pasi të tillë me mbiemra të njëjtë kam mbrojtur shumë në procedura të ndryshme. Megjithatë unë detyrën time do ta kryej prap i grushtuar apo i pa grushtuar, i pëlqej dikujt apo nuk i pëlqej, kjo është detyrë e imja dhe punë e imja që e bëj prej avokati”, është shprehur Halimi. Por siç duket dëshmitarit i kanë penguar të vërtetat, gjatë të cilat së shpejti do të dalin në sipërfaqe.  

Ndonëse pas këtij epilogu tragjik dëshmitari u arrestua nga uniformat blu, ai  mohon të jetë kërcënuar apo sulmuar më parë nga personi në fjalë, madje thotë se as që e ka njohur atë. Avokati Halimi ka thënë se pas këtij rasti do ti ndërmarr më ligj të gjitha masat pasi ti kryej kontrollet mjekësore,  ai tani është duke iu nënshtruar edhe tretmanit mjekësor pasi ka tronditje të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat