Bytyqi: “Arsimi në dorën tënde”, fushatë me peshë të madhe

Aktuale

Bytyqi: “Arsimi në dorën tënde”, fushatë me peshë të madhe

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:02
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyq

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në takimin e Komitetit drejtues dhe partnerëve të Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë, e cila ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe po vazhdon me aktivitetet e planifikuara.

Ai vlerësoi se “Arsimi në dorën tënde”, deri më tani ka dhënë rezultate dhe tha se ishte një fushatë me peshë shumë të madhe.

“Ajo çka doli e qartë nga kjo fushatë dhe të gjitha angazhimet e përbashkëta që ne i patëm është që sistemi arsimor për t’u ndryshuar do një angazhim të përgjithshëm”, tha Bytyqi, ndërsa shtoi se prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm në fushatë, por gjatë tërë kohës, krahas angazhimit maksimal të mësimdhënësve.

Duke folur për hapat që ka bërë MASHT për të ndryshuar gjendjen në sistemin arsimor, ministri Bytyqi veçoi ndryshimet që janë bërë në infrastrukturën ligjore.

“Kemi krijuar një infrastrukturë, e cila na mundëson që sistemi arsimor të rrugëtojë drejt integrimit evropian”, tha ministri Bytyqi dhe në këtë drejtim përmendi kurrikulat e reja, konkursin për tekste të reja që përputhen me kërkesat e këtyre kurrikulave, krijimin e kushteve për matjen e performancës së mësimdhënësve dhe licencimin e tyre.

Ndërsa, ministri Bytyqi përmendi si sfidë edhe tekstet e mirëfillta për shkollat profesionale dhe tha se në këtë drejtim MASHT ka shumë nevojë për mbështetjen e partnerëve, në mënyrë që këto tekste të jenë brenda standardeve evropiane.

Fushata për Arsim më të Mirë në Kosovë po vazhdon me aktivitete të reja dhe në këtë fazë do të koncentrohet më shumë në vetëdijesimin e prindërve, në mënyrë që të rritet përfshirja e tyre në sistemin arsimor dhe të japin kontributin në ngritjen  e cilësisë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat