Ish-komandanti i Koshares: Kolonel Ahmet Krasniqi u pre në besë! Pamjet e para të eshtrave në Kosovë - Bota Sot
Ish-komandanti i Koshares: Kolonel Ahmet Krasniqi u pre në besë! Pamjet e para të eshtrave në Kosovë

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Ish-komandanti i Koshares: Kolonel Ahmet Krasniqi u pre në besë! Pamjet e para të eshtrave në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:48
Pamje nga kthimi i eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit

Ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha ka publikuar disa fotografi të Ministrit të Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqit, eshtrat e të cilit u kthyen në Kosovës.

Berisha thotë se, Kolonel Ahmeti u pre në besë, ndërsa e quan dësmorë i lirisë dhe hero të Kosovës.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Mirë se erdhe Z. Ministër i Luftes!

Të dashur bashkëluftetar, Oficer e ushtar të UÇK, sot me dt.20.09.2018, pas 20 vitesh prehje në token e Shqipërisë, "i prerë në besë", nga varrezat e Sharres në Tiranë, u kthye për në Kosovë trupi i Ministrit të Luftës Kolonel Ahmet Krasniqi, Dëshmorë i Lirisë / Hero i Kosovës dhe Dëshmorit të Lirisë Qazim Jakupi, për tu rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Nga sot e në përjetësi do të prehet pranë Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Presidentit Dr.Ibrahim Rugova.

Varrimi do të bëhet me dt. 21.09.2018, në ora 14:00 - 15:00.

Ngushllime familjeve, bashkëluftetarëve Oficer e Ushtar.

Lavdi emrit dhe vepres së Dëshmorëve!

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test