Hoxha: Kosova do të hyjë në BE sikur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor - Bota Sot
Hoxha: Kosova do të hyjë në BE sikur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Hoxha: Kosova do të hyjë në BE sikur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:33
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, si paneliste, ka mbajtur fjalë rasti, për temën “Rruga e Kosovës në Bashkimin Evropian”, nën organizim të Akademisë Liberale Regjionale Politike dhe përkrahjen e Fondacionit ndërkombëtar të qendrës, ku vuri në pah rëndësinë e procesit të integrimit evropian dhe përkushtimin e Qeverisë në këtë proces.

“Procesi i integrimit evropian është karakterizuar me një dinamikë progresive viteve të fundit, por ende mbetet shumë për t’u bërë. Marrëveshja Stabilizim Asociimit (MSA), ka hyrë në fuqi, duke krijuar në një anë obligimet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe në anën tjetër duke përfaqësuar themelet e anëtarësimit tonë në BE”, theksoi Hoxha, duke cekur se hapi i radhës më i rëndësishëm është liberalizimi i vizave.

Raporti tejet pozitiv i Komisionit Evropian, tha ministrja, ka konfirmuar punën e institucioneve të Kosovës duke dëshmuar se ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, gjithsej 95 për liberalizimin e vizave dhe pret që BE-ja t’i mbajë premtimet dhe të kryejë detyrat e veta, qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë mundësinë që të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

“Kosova tani më është pjesë e programeve të BE-së në nivelin e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas hyrjes në fuqi të MSA-së dhe shpresojmë liberalizimit të vizave, tani synimi strategjik i Qeverisë është përmbushja e kritereve për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE deri në vitin 2020”, theksoi Hoxha, dhe shtoi se integrimi evropian nuk është alternativë por rruga jonë e vetme.

Strategjia për zgjerim të BE-së, shtoi, e bën të qartë se Kosova do të hyjë në BE sikur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po jo në gjendjen që janë tani. Kjo do të thotë shumë për Kosovën dhe mendoj se duhet parë si pozitive dhe duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test