Deklarata e Thaçit bën jehonë në Izrael: Kosova e gatshme ta hapë ambasadën në Jerusalem - Bota Sot
Deklarata e Thaçit bën jehonë në Izrael: Kosova e gatshme ta hapë ambasadën në Jerusalem

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Deklarata e Thaçit bën jehonë në Izrael: Kosova e gatshme ta hapë ambasadën në Jerusalem

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:56
Hashim Thaçi

Mediat në Izrael citojnë presidentin Hashim Thaçi, i cili tha se nëse Izraeli e njeh Kosovën, ne ambasadën do ta hapnim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv.

Presidenti Thaçi dje në paraqitje të tij në një televizion të Shqipërisë tha se Kosova do t’u plotësonte dëshirën autoriteteve izraelite, do t’ua njihte Jerusalemin kryeqytetet, nëse ata e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Kosova do të njihej nga Izraeli, do ta hapja ambasadën e Kosovës në Jerusalem”, ka thënë Thaçi dje.

Ai ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të dilte kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Kosovës dhe siç ka vepruar Presidenti Donald Trump me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusale, ashtu do të vepronte edhe ai.

Kjo deklaratë ka bërë bujë në mediat izraelite, të cilat kanë cituar zotimin e Presidentit Thaçi, transmeton Express.

Në një artikull të publikuar nga The Jerusalem Post, thuhet se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës edhe përkundër lidhjeve kulturore dhe tregtisë me Kosovën.

Mirëpo, për Izraelin është e papranueshme mënyrë e njëanshme e shpalljeve të pavarësisë, ashtu siç ka bërë Kosova.

Shumë shtete të fuqishme botërore, aleate të mëdha të Amerikës, i kanë dalë kundër vendimit të presidentit Trump në kombet e Bashkuara, duke mos përkrahur idenë e transferimit të ambasadave dhe njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, për shkak të Palestinezëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test