Haradinaj kujton dëshmorët e Brigadës ‘Fehmi Lladrovci’ - Bota Sot
Haradinaj kujton dëshmorët e Brigadës ‘Fehmi Lladrovci’

Aktuale

E mërkurë, 24 tetor 2018

Haradinaj kujton dëshmorët e Brigadës ‘Fehmi Lladrovci’

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:47
Brigada ‘Fehmi Lladrovci’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në betejat heroike të Brigadës 114 ‘Fehmi Lladrovci’, duke thënë se rënia e heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzoi të gjithë vajzat dhe djemtë e kësaj brigade për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore.

“Njëzet vjet më parë, në betejat heroike të Brigadës 114 Fehmi Lladrovci, kanë rënë në altarin e lirisë mjeku i luftës Lec Leci - Gradica dhe bashkëluftëtarët e tij Shefqet Zeka, Naim Haxhiu, Kadri Mehmeti, Shemsedin Haxhiu dhe Xhevxhet Maliqi. Rënia e heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzoi të gjithë vajzat dhe djemtë e Brigadës 114 për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore. Sot, me krenari kujtojmë veprat e mëdha të heronjve e dëshmorëve tanë, mbi gjakun e të cilëve u rrënjos liria e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test