Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas veprimeve të zëvendëskryeministrit Pacolli në SHBA, ku po mbahet asambleja e përgjithshme e OKB.
Nagavci shkruan në Facebook se, nuk ka asgjë për t’u habitur me veprimet dhe deklaratat e Pacollit, sepse sipas saj, ai po luan rolin e tij e po zbaton agjendën e planet e Serbisë.
Madje, Nagavci ia kujton Pacollit një deklaratë të kamotshme.Postimi i plotë:
S’ka asgjë për tu habitur në veprimet dhe deklaratat e Pacollit. Ai është i njejti si gjthnjë, po luan rolin e tij e po zbaton agjendën e planet e Serbis?. Njejt edhe Thaçi.
Një nga deklaratat e kahmotshme të tij: “ E ardhmja e rajonit është në duart e Beogradit. Kosova nuk mundet pa Serbinë”
29 shtator 2018, Protestojmë.