Ymeri: Bojkoti i Kuvendit i konvenon Thaçit - Bota Sot
Ymeri: Bojkoti i Kuvendit i konvenon Thaçit

Aktuale

Ymeri: Bojkoti i Kuvendit i konvenon Thaçit

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 00:31
Visar Ymeri

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Visar Ymeri, ka thënë se Vetëvendosje po ia mundëson Hashim Thaçit që ai të bëjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, duke e lënë të lirë Thaçin nga përgjegjësia që ai duhet ta japë në Kuvend.

Në një intervistë, i pyetur për bojkotimin e seancave nga VV e LDK, Ymeri ka thënë se bllokimi i Kuvendit i shkon për shtati vetëm Hashim Thaçit, ngase ai kështu do ik lehtë nga përgjegjësia ndaj Kuvendit.

“Ne nuk kemi qenë të konsultuar nga opozita as për bojkotimin në Kuvend, por as nuk e kuptojmë pse bëhet. Por ta analizojmë këtë pak më ndryshe, kujt i konvenon më së shumti që ta kemi një Kuvend të bllokuar, më së shumti i konvenon presidentit Thaçi, sepse Presidenti Thaçi me një Kuvend të bllokuar shumë lehtë e ka të thotë që unë do doja të raportoja në Kuvend por Kuvendi është i bllokuar dhe rrjedhimisht unë po shkoj në negociata dhe së dyti pastaj i konvenon edhe Qeverisë sepse qeveria ka interes që ta ketë një Kuvend funksional që punët e veta pastaj t’i kryej pa qenë i penguar, pra bllokimi i kuvendit në këtë situatë kur opozita i ka numrat, u shkon për shtati më shumë pushtetit se sa opozitës e aq më pak kauzave për të cilat ne luftojmë”.

“Prandaj në këtë drejtim konsideroj që natyrisht unë nuk po them se e kanë bërë me qëllim për t’i shërbyer pushtetit sepse unë nuk spekuloj si spekulojnë të tjerët mirëpo po them që një analizë objektive qon në këtë përfundim” ka thënë Ymeri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...