Eksperti i sigurisë e sulmon ashpër Thaçin, pyet LDK-në çka ka të keqe bashkimi kombëtar me LVV-në?

Aktuale

Eksperti i sigurisë e sulmon ashpër Thaçin, pyet LDK-në çka ka të keqe bashkimi kombëtar me LVV-në?

Nga: N.Sh Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:12
Hajrullah Tërnava

Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava thotë se protestat, apo siç i quan ai, demonstratat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje e dëshmojnë rrezikun në të cilën gjendet Kosova.

Protestat, do të mbahen me 29 shtator, ditën e shtune, që sipas Tërnavës, subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje, si parti me renome, e cila ende nuk ka qenë në pushtet për të qeverisur me Kosovën, po tregohet e gatshme që ta mbroj territorin e Republikës së Kosovës kur është i rrezikuar.

Pra, eksperti i sigurisë, thotë se VV-ja ka gatishmërin për të mbrojtur Kosovën, qoftë nga armiqtë vendor, apo ata armiq shekullor si Serbia, e cila në të kaluarën edhe pse kishte ardhur nga Karpatet me politikat e tyre okupuese, na i kanë coptuar tokat tona të stërgjyshëve tonë.

“Edhe Iliridën me kufij të saj e deri në Evropë që u shndërrua në Ballkan me disa shtete të vogla dhe të ndryshme nga kombësitë. Dhe tani jemi këtu, ku jemi, me një strukturë në një Kosovë që po lufton së paku të pavarësohet dhe të bëhet anëtare e institucioneve ndërkombëtare sikur që është BE-ja dhe OKB-ja”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, me Marrëveshjen e Kumanovës, të vitit 1999 në mes Serbisë dhe Amerikës me BE-në, ku Serbia e pranon kapitulimin e saj dhe tërhiqet nga Kosova, si pjesë e saj deri atëherë që e trajtoi.

Pas kësaj, sipas tij, Kosova e shpallë pavarësinë e saj me 17. 02. 2008 dhe kjo pavarësi u njoh nga 116 shtete të Botës. Pas kësaj, pavarësinë e konfirmoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në të cilën ishte ankua Serbia.

Tërnava pas gjithë kësaj pyet se, pse tash Kosova po bisedon me Serbinë për kufijtë apo territoret e saja?

“Dihet se në të kaluarën kjo Serbi, Kosovë i ka bërë të kqijat më të mëdha që njeh njerëzimi; ka kryen gjenocid, masakra ndaj popullatës të pambrojtur civile, dhunime, vrasje të popullatës si fëmijët, gratë, pleqtë etj, dëme materiale të mëdha si djegia e fshatrave dhe qyteteve të tëra me ndërtesa dhe pasuri tjera, plaçkitje të ndryshme nëpër shtëpi, vjedhje masive e automjeteve e shumë krime të panumërta deri më tani, andaj del konstatimi se pse të bisedohet apo t’i nënshtrohemi një Serbie e cila i ka krye krimet më të mëdha ndaj popullatës së Kosovës”, shton ai.

Ai thotë se, nëse tani Gjykata Speciale është në përgatitje dhe dikush nga udhëheqësit tanë duhet të jetë objektiv i hetimeve të këtij gjyqi, këta tanët pse i ka kap panika aq shumë sidomos të “mëdhenjt e shtetit”, të cilët trumbëtojshin se ata vetë e kanë çlirua Kosovë?

“Kosova tani është shtet i pavrur dhe e përkrahur nga ndërkombëtarët, si dhe pavarësinë e saj po e garantojnë ndërkombëtarët, Amerika dhe BE-ja me KFOR-in dhe NATO-n, si dhe me Rezolutën 1244 nga OKB-ja. Krejt ky shpjegim në shkurtesë e ka qëllimin që të nënkuptohet arsyeja që pse Kosova nuk duhet të jetë e shqetësuar për asgjë, pasi kur krejt këta aleat po i qëndrojnë pran. Andaj, nëse Hashim Thaçi duhet të shkoj në Hagë dhe ta dëshmoj të vërtetën e të kaluarës së tij dhe ta s’pastroj veten nga ato akuza që i ngarkohen, nëse është i pastër pse ka ka hezitim dhe panikë nga ana e tij? Nëse ai vet nga natyra na qenka kaq tux, çka i duhet një kryetar i tillë Kosovës?”, potencon ai.

Ai shton se, VV-ja duhet të organizohet me protesta paraprake që asnjë pjesë e Kosovës të mos ndahet apo t’i falet Serbisë.

“Pjesa tjetër e opozitës në këtë rast LDK-ja, po e dëshmon veten se ajo egziston vetëm në letër si parti, për ndryshe në praktikë po dëshmohet aleate vazale e PDK-së dhe që të gjitha të kqijat që i ka pasur në të kaluarën gjithnjë e kanë akuzua këtë parti. Mos të harrojmë për vrasjet politike të anëtarëve të saj që dikur e akuzojshin PDK-në. Pse tani LDK-ja po e mashtron opinionin se kjo parti është institucionale dhe ligjore? Edhe protestat pse jo edhe demonstratat janë mënyrë demokratike e shprehjes se pakënaqësisë kur nuk funksionon Parlamenti sikurse tani, kurse demonstratat janë mënyra për me e arritur qëllimin në interes të popullit kur ky qëllim nuk mundet të arrihet në institucionet ku është kapur shteti për fyti sikur tani. Nga kjo që thash, po del se shumë përfaqësues të LDK-së tani janë të kompromituar nga shërbimet e SHIK-ut, me veprimet e tyre të turpmshme si dhe ato përfituese dhe jo rastësisht tani janë të dëgjuarit e tyre në Parlament, ku nuk ju ndihet zëri, prandaj ia shikojnë fytyrën e Hashimit që mos ta hidhërojnë dhe ata krejt bëjnë se çfarë atij i pëlqen. Këta kanë harrua me ia përmend zbardhjen e vrasjeve të nejrëzve të LDK-së dhe as që i përmendin me ato kërkesa. Bash këta e shpallën Hashim Thaçin president dhe Kadri Veselin kruyetar kuvendi, si dhe në këto rrethana kjo parti është më besnikja e PDK-së edhe pse e dinë mirë që PDK-ja i largoi nga koalicioni”, thekson Tërnava.

Tërnava tutje pyet LDK-në pse po i zenë behane VV-së për programin e saj për protestat kundër ndryshimit të kufijve dhe pse jo mosbesim ndaj presidentin që në vepër po e dëshmon se nuk po punon për interesa të popullit?

“Ky është i pari funksionar që Malit të Zi ia fali 8200 hektar me nënshkrimin e e tij si i pari funskionar i Kosovës dhe i detyroi të tjerët deputetët me vite të tëra që të ia japon pëlqimin e miratimit për Demarkacionin dhe të ratifikoht në Kuvendin e Kosovës, e që po e dëshmon se ky për me shpëtua vetën është në gjendje të falë krejt Kosovën, sepse edhe ashtu po argumenton jo pastërtia e tij kombëtare, ku po i del papastërtia në shesh”, pohon ai.

Epskerti i sigurise, thotë se nëse VV-ja i mbanë protestat atëherë pse LDK-ja mos të organizohet bashkarisht dhe t’i drejtohen opinionit që është tejmase i shqetësuar për ndodhitë në këto bisedime që po i udhëheq Thaçi, dhe të bashkohen që ta rrëzojnë këtë qeveri dhe presidentin nga pushteti, e pastaj në zgjedhje LDK-VV ta formojnë qeverinë.

“Besoj që LDK-ja në zgjedhjet e radhës do t’i fitoj zgjedhjet dhe do të jetë partia më e fortë, në të kundërtën nëse nuk dalin në demonstrata ajo do të bëhet cop me cop. E kujt i konvenon kjo gjendje në LDK le të mendojnë kryesia e saj që po sillet si pronar i kësaj partie dhe po ushtrojnë politika vazale ndaj partive tjera. Në zbërthimin e më tutjeshëm shtrohet pyetja pse na qenka VV-ja parti më e keqe se PDK-ja për LDK-në, kur asnjëherë nuk kanë qeverisur bashk në koalicion. Por edhe edhe nëse VV-ja e ka programin e bashkimit kombëtar, atëherë pse na qenka e keqe kjo, shpeshherë janë pajtuar se e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne e kemi të qartë situatën në të cilën gjendet Kosova dhe pa ndihmën e të mëdhenjve të botës nuk kishim me mbërri këtu ku jemi tani. VV-ja, me organizimin e demonstratave të kontrolluara pa dëme materiale do e bind opinionin në të ardhmen se është për shtetin e mirëfillt të Kosovës dhe nëse bashkohet numër i madh i njerëzve në këto demonstrata mund të jetë partia numër një për me i fitua zgjedhjet e ardhshme të cilat duhet të mbahen sipas marrëveshjeve me tjerat parti në afatin e paraparë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat