Buja: Drejtuesit e institucioneve po bëjnë pazare me listat e veteranëve

Aktuale

Buja: Drejtuesit e institucioneve po bëjnë pazare me listat e veteranëve

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:31
Shukri Buja

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka akuzuar drejtuesit e institucioneve që po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.

Ai këto komente i bëri në akademinë solemne të Epopesë së Jezercit, ku nuk ishte i ftuar të marrë fjalën, megjithatë insistojë të flas, duke kërkuar falje organizatorit për këtë ndërhyrje të paplanifikuar.

“Këta që po i kujtojmë sot nuk do të ishin dëshmorë të UÇK-së po të mos kishte UÇK, UÇK nuk do të kishte sikur të mos kishte struktura, strukturat nuk do të funksionin sikur mos të kishte hierarki. Prandaj, respektoni hierarkinë”, shtoi Buja.

Ai ka akuzuar drejtuesit e institucioneve që po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.

Buja kritikoi po ashtu edhe ata liderë e zyrtarë institucionesh që tentojnë ta paraqesin UÇK-në si një lëvizje që synonte pavarësinë e Kosovës, pasi UÇK ka luftuar për çlirimin e tokave të Shqipërisë.

“Ne duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë”, vazhdoi Buja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat